LAJMI I FUNDIT:

Kovaçevski: Gjuha maqedonase, identiteti dhe çështja historike nuk mund të jenë kritere negociuse me Bullgarinë

Kovaçevski: Gjuha maqedonase, identiteti dhe çështja historike nuk mund të jenë kritere negociuse me Bullgarinë

Kryeministri i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski në faqen e tij në Facebook edhe një herë konfirmoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka pranuar zyrtarisht propozim të harmonizuar në nivel të 27 shteteve anëtare dhe se çdo zgjidhje duhet të konsultohet me institucionet e Republika e Maqedonisë për propozimin francez.

“Sido që të jetë teksti përfundimtar i harmonizuar i propozimit francez, theksoj se për të qenë i pranueshëm për ne, elementët e mëposhtëm janë thelbësorë, një formulim i qartë i gjuhës maqedonase në kornizën negociuese dhe mbrojtje e qartë e identitetit maqedonas dhe çështjeve historike, nuk mund të jenë kriter në kornizën negociuese”, thekson Kovaçevski në Facebook.


Kryeministri thekson se negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së duhet të fillojnë para fillimit të procedurës për ndryshime kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve, kroatëve dhe malazezëve në preambulën e Kushtetutës.

“Duhen garanci të forta si nga Bullgaria ashtu edhe nga Bashkimi Evropian se Bullgaria nuk do ta kushtëzojë Maqedoninë me kërkesa të reja, përtej asaj që do të bihet dakord në kuadrin e negociatave dhe protokollit dypalësh që ende nuk është harmonizuar me Bullgarinë”, tha ai, duke shtuar se çdo zgjidhje do të duhej të konsultohej me institucionet e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij

Drejtësi
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën

Lajme
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës

Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës

Lajme
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri

Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri

Siguri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Drejtësi
Kalo në kategori