LAJMI I FUNDIT:

Kourtney Kardashian ofron shpërblim për personin që e gjen xhaketën që i humbi në festën e përvjetorit të martesës

Kourtney Kardashian ofron shpërblim për personin që e gjen xhaketën që i humbi në festën e përvjetorit të martesës

Kourtney Kardashian festoi të mërkurën njëvjetorin e dasmës së saj dhe Travis Barker në Las Vegas duke shpërndarë një postim të ëmbël në Instagram – dhe duke zbuluar se e kishte vendosur në një vend të gabuar xhaketën e lëkurës që kishte veshur ndërsa po kurorëzonte dashurinë.

Çifti u martua nga një imitues i Elvisit në një ceremoni jo legale pas Grammy 2022.


“Ishte një nga netët më të mira të jetës sonë, duke ëndërruar për një jetë të mbushur me aventura argëtuese së bashku”, kujtoi Kardashian në mbishkrimin e saj.

Foto: Kourtney Kardashian/Instagram

“Përfundova duke e humbur këtë xhaketë atë natë, të cilën e kisha për dhjetë vjet, me karincat e vogla të lezetshme të zemrës dhe ka një shpërblim nëse dikush e gjen”, shtoi ajo.

“Cili është shpërblimi?”, pyeti një komentues Kourtneyn.

Foto: Kourtney Kardashian/Instagram

Themeluesja e “Poosh” dhe bateristi i Blink-182 u martuan në fund të vitit 2020 pasi ishin miq të ngushtë për shumë vite.

Të gjitha lajmet nga Kourtney Kardashian
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kourtney Kardashian

Ata u fejuan në tetor 2021, Barker që i dhuroi Kardashian një unazë të madhe Lorraine Schwartz me vlerë rreth një milion dollarë.

Foto: Kourtney Kardashian/Instagram

Pas ceremonisë së tyre në prill 2022, dyshja u martuan ligjërisht në një gjykatë në Santa Barbara muajin e ardhshëm.

Vetëm disa javë më vonë, Kardashian dhe Barker organizuan festën e tyre të tretë të dasmës në Portofino, Itali, me të gjithë ekuipazhin Kardashian-Jenner të veshur nga Dolce & Gabbana për këtë rast. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina

"Donaldi të ka shkruar një letër" - Einxhel Shkira befason me praninë në emisionin e Bora Zemanit

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori