LAJMI I FUNDIT:

Kotzias: Duhet të pranojmë njërin nga propozimet e Nimetz për çështjen e emrit

Kotzias: Duhet të pranojmë njërin nga propozimet e Nimetz për çështjen e emrit

Shefi i Diplomacisë greke, Nikos Kotzias po qëndron në SHBA, ku është takuar me sekretarin shtetëror amerikan, Mike Pompeo.

Pas takimit, Kotzias ka deklaruar për mediat greke se e mbështet nevojën për të pranuar një nga propozimet e ndërmjetësuesit Matthew Nimetz, për çështjen e emrit.


Ai thotë se pajtohen me propozimet e Nimetz, por jo me propozimin e pestë, duke shtuar se pas pranimit të njërit nga propozimet, të shkohet drejt një plani strategjik për bashkëpunim e miqësi me fqiun e veriut, me emrin e ri.

Kjo nënkupton se Kotzias hedh poshtë propozimin Maqedonia Ilindenase./Telegrafi/