LAJMI I FUNDIT:

Kostumi që artisti Nemo veshi në finalen e Eurovisionit ishte bërë nga 55,000 kristale

Kostumi që artisti Nemo veshi në finalen e Eurovisionit ishte bërë nga 55,000 kristale
Foto: EPA

Fituesi i Eurovisionit të vitit të kaluar, këngëtari zviceran Nemo, u rikthye këtë vit në skenën e madhe të finales, ku performoi jashtë konkurrencës. Ai interpretoi këngën e tij të re “Unexplainable”, ndërsa tërhoqi vëmendje të madhe me veshjen unike që kishte zgjedhur për këtë dalje.

Përmes disa fotografive të publikuara në Instagram, Nemo zbuloi se kombinezoni i tij ishte zbukuruar me plot 55 mijë kristale Swarovski. “Rezultati është një siluetë që ndriçon – përfaqësim i ndjeshmërisë dhe sfidës që ndodhen në zemër të së pashpjegueshmes”, shkroi ai në përshkrimin e postimit. Kristalet Swarovski ishin pjesë edhe e veshjes së tij të parë, një fustan i bardhë që ngjante me një fustan nusërie.

Postimi i tij mori afro gjashtë mijë pëlqime brenda një kohe të shkurtër. Ndër komentet e para ishte edhe ai i motrës së tij, Ella Mettler, e cila e quajti “të mrekullueshëm”. Fansat nuk kursyen lavdatat: “Performanca jote atë mbrëmje meriton gjithë dashurinë dhe mbështetjen”, “Paraqitja jote e dytë ishte brilante”, “Nemo, je absolutisht i mahnitshëm”, “Nuk e dija që mund të të admiroja edhe më shumë”, “Gjithçka rreth teje është e përsosur”.


View this post on Instagram

A post shared by Nemo (@nemothings)

Nemo u ngjit dy herë në skenën e finales së Eurovisionit. Fillimisht interpretoi këngën fituese të vitit të kaluar “The Code”, ndërsa më pas solli këngën e re “Unexplainable”.

Megjithatë, kjo e fundit nuk u prit me të njëjtin entuziazëm nga publiku – shumë komentues në rrjetet sociale e cilësuan performancën si “të mërzitshme”. “Çfarë po shoh unë?”, “Në rregull, por çfarë është kjo?”, ishin disa nga reagimet në platformën X (ish-Twitter).

Kujtojmë se këtë vit fitues i Eurovisionit u shpall austriaku JJ me këngën “Wasted Love”, e frymëzuar nga një ndarje e dhimbshme dhe ndjenjat që vijnë kur ia dorëzon dikujt zemrën, por ai/ajo nuk e vlerëson. Trofeun fitues ia dorëzoi pikërisht Nemo, i cili përqafoi pasardhësin e tij me emocion. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kylie Jenner shfaqet me stil të guximshëm dhe flet hapur për pendesën ndaj operacionit në gjoks

Kylie Jenner shfaqet me stil të guximshëm dhe flet hapur për pendesën ndaj operacionit në gjoks

Magazina
Dea Mishel magjeps ndjekësit me setin më të ri fotografik në det të hapur

Dea Mishel magjeps ndjekësit me setin më të ri fotografik në det të hapur

Magazina
Michelle Keegan fiton mbi 520 mijë euro gjatë pushimit të lehonisë, vetëm tre muaj pas ardhjes në jetë të vajzës së saj

Michelle Keegan fiton mbi 520 mijë euro gjatë pushimit të lehonisë, vetëm tre muaj pas ardhjes në jetë të vajzës së saj

Magazina
Gordon Ramsay rrëfen se i ra të fikët ndërsa mbante në krahë djalin e porsalindur: U rrëzova si idiot

Gordon Ramsay rrëfen se i ra të fikët ndërsa mbante në krahë djalin e porsalindur: U rrëzova si idiot

Magazina
“T’lo”, vjen si hiti i verës nga Ledri Vula dhe Era Istrefi

“T’lo”, vjen si hiti i verës nga Ledri Vula dhe Era Istrefi

Magazina
Pas Dua Lipës, Liam Cowan “sulmon” edhe Rita Orën, këngëtari me ukulele i hyn në makinë për të performuar

Pas Dua Lipës, Liam Cowan “sulmon” edhe Rita Orën, këngëtari me ukulele i hyn në makinë për të performuar

Magazina
Kalo në kategori