LAJMI I FUNDIT:

Kostadinov: OBRM-PDUKM të mos bllokojë mbajtjen e regjistrimit të popullsisë

Kostadinov: OBRM-PDUKM të mos bllokojë mbajtjen e regjistrimit të popullsisë

Zëdhënësi i partisë maqedonase në pushtet, Kostadin Kostadinov nëpërmjet një konference për shtyp tha se “për 11 vite OBRM-PDUKM bllokonte zhvillimin, reformat ndërsa tani njëlloj si në të kaluarën po përpiqet ta bëj të njëjtën”.

SIpas Kostadinov, për 11 vite OBRM-PDUKM nuk arriti të organizojë regjistrimin e popullsisë, madje edhe atë që e nisi e ndaloi për shkak të kalkulimeve politike dhe shpenzoi tre milionë euro të qytetarëve, njofton Telegrafi Maqedoni.


“Për fajin e OBRM-PDUKM-së, Republika e Maqedonisë së Veriut është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka organizuar regjistrim të popullsisë më shumë se 16 vite. Sot, me kërkesën e anulimit të regjistrimit të popullsisë, OBRM-PDUKM dëshiron që vendi ynë të mbetet i vetmi shtet në Evropë që nuk ka zbatuar operacionin statistikor siç është regjistrimi i popullsisë”, tha Kostadinov.

Ai tha se regjistrimi i popullsisë u paralajmërua që nga viti i kaluar, ndërsa viti 2020 është vit që do të duhej të realizohet regjistrimi sipas rekomandimeve ndërkombëtare dhe se për dallim nga regjistrimi i vitit 2011, tani organizimi i regjistrimit, siç thotë Kostadinov, është transparente dhe profesionale sipas standardeve ndërkombëtare.

OBRM-PDUKM do të kërkojë anulimin e regjistrimit të popullsisë për vitin 2021
Lexo po ashtu OBRM-PDUKM do të kërkojë anulimin e regjistrimit të popullsisë për vitin 2021

“Regjistrimi është i rëndësishëm për marrjen e të dhënave të detajuara që janë të rëndësishme për krijimin e politikave dhe masave në nivel lokal, rajonal dhe qendror. Është e rëndësishme për përparimin dhe reformat, e rëndësishme për qytetarët dhe shtetin. OBRM-PDUKM duhet të mos bllokojë proceset që janë të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët. Duhet të mos bllokojë regjistrimin e popullsisë. Maqedonia e Veriut nuk duhet të lejojë të jetë i vetmi shtet në Evropë pa regjistrim të popullsisë”, tha mes tjerash Kostadinov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Knaus: Kosova ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese para votimit në maj - nëse veprohet sikur javët e fundit do të ketë sukses

Lajme
Kalo në kategori