LAJMI I FUNDIT:

Kosovë – Shqipëri, shumë politikë por pak ekonomi

Kosovë – Shqipëri, shumë politikë por pak ekonomi

Me gjithë pretendimin e të dy qeverive se ka pasur përparim, mbledhja e katërt e përbashkët që u mbajt në Korçë ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë duket si përsëritje e takimeve të mëparshme, të cilat nuk sollën një bilanc të qartë të arritjeve.

Dhe në takimin e katërt, qeveritë e dy vendeve sërish premtuan heqje të barrierave kufitare për tregtinë dhe për këtë nënshkruan 12 Marrëveshje, Memorandume e Protokolle. Që prej janarit të vitit 2014 kur u realizua takimi i parë në Prizren, numri i marrëveshjeve të nënshkruara në këto takime arriti në 43.


Është e paqartë se sa kanë ndikuar këto marrëveshje për të përmirësuar bilancin tregtar ndërmjet dy vendeve, ku sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) nuk është vërejtur ndonjë ndryshim rrënjësor prej fillimit të takimeve.

Sipas të dhënave statistikore shkëmbimet mes dy vendeve mbeten minimale.

Raporti i fundi i Tregtisë së Jashtme, publikuar nga ASK për muajin dhjetor 2017, tregon një rritje të eksporteve kosovare në drejtim të Shqipërisë prej 0.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Kosova eksportoi në Indi, importoi nga Serbia
Lexo po ashtu Kosova eksportoi në Indi, importoi nga Serbia

Vetëm në dhjetorin e vitit 2017, kompanitë kosovare në drejtim të tregut shqiptar eksportuan 5.2 milionë euro nga 4.1 milionë që ishte një vit më herët. Krahasuar me vendet e CEFTA-së, Shqipëria merr pjesë me 17.7 për qind të eksporteve, ndjekur nga Maqedonia me 9.6 për qind, Serbia me 5.5 për qind dhe Mali i Zi me 5.5 për qind, nga totali prej 11.9 milionë euro.

Gjatë vitit 2016, eksportet kosovare drejtë Shqipërisë kanë qenë 42 milionë euro.

E kundërta po ndodh me importet shqiptare drejt tregut të Kosovës. Gjatë dhjetorit të 2016-së, nga Shqipëria janë importuar 10.88 milionë euro. Importet nga vendet e CEFTA-së në këtë muaj arritën në 79.6 milionë euro. Serbia vazhdon të mbetet vendi me pjesëmarrje më të lartë për import më 15.7 për qind, pasuar nga Maqedonia me 4.2 për qind, Shqipëria me 3.7 për qind dhe Bosnja dhe Hercegovina me 2.7 për qind.

Në vitin e kaluar, vlera totale e importeve shqiptare drejt Kosovës kanë qenë 115.79 milionë euro.

Berat Rukiqi, këshilltar në Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), për Telegrafi ka thënë se bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës nuk po funksionon për shkak që ka mungesë të vullnetit politikë, sidomos nga ana e institucioneve të Shqipërisë.

“Sa i përket bashkëpunimit me Shqipërinë nuk po funksionon për shkak që ka mungesë të vullnetit politikë, sidomos nga ana e institucioneve të Shqipërisë, të cilat me vite janë njoftuar për barrierat tregtare të cilat janë ngritë për produkte kosovare. Këto nuk janë adresuar kurrë seriozisht por vetëm deklarativisht dhe jo me veprime dhe masa konkrete”, thotë Rukiqi për Telegrafi.

Rukiqi takimet ndërmjet qeverive i sheh si qëllim mediatik, por ai sugjeron që këto takime duhet të përcillet me veprime konkrete.

“Takimet e qeverive kanë më shumë qëllim mediatik që të tregohet që ka një lloj bashkëpunimi, por kjo duhet të përcillet me veprime konkrete të cilat nuk kanë ndodhur deri tani”, thotë ai.

Gjithashtu ai thotë se ka barriera tregtare ndaj kompanive kosovare, ndërsa nuk ka ndonjë ankesë të kompanive shqiptare në tregun e Kosovës.

“Në baza sezonale, kompanitë kosovare kanë barriera. Ka një rritje të eksportit të kompanive shqiptare drejtë Kosovës, ndërsa nuk po ndodh e njëjta në raport me Shqipërinë. Nuk ka ndonjë barrierë të identifikuar që Shqipëria e ka ngritur drejtpërdrejt në aspekt bilateral apo në kuadër të CEFTA-së. Nuk ka ndonjë ankesë të kompanive shqiptare në tregun e Kosovës”, thotë Rukiqi.

Njëjtë mendon dhe drejtori ekzekutiv i Klubit të Prodhuesve të Kosovës, Astrit Panxha.

Panxha në një intervistë për Telegrafi, ka thënë se tregu i Shqipërisë nuk është mikpritës i mirë për produktet që prodhohen në Kosovë dhe se bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar në mes Kosovës dhe Shqipërisë është më i dobët se ai në rrafshin politik.

“Kosova me Shqipërinë ka një Marrëveshje për tregtinë e lirë, që është e bazuar në marrëveshjen e CEFTA-së. Problemi është që kemi problem me zbatimin e Marrëveshjes nga pala shqiptare. Patatja e Kosovës ka probleme për të depërtuar në Shqipëri, pastaj birra e Pejës, mielli, barnat dhe shumë produkte tjera”, ka theksuar Panxha.

Shqipëria me shumë barriera për bizneset nga Kosova
Lexo po ashtu Shqipëria me shumë barriera për bizneset nga Kosova

Sipas tij, marrëveshja në Korçë, respektivisht zhvendosja e doganës në Portin e Durrësit nuk ndikon në rritjen e shkëmbimit tregtar.

“Gjatë verës nëse ne i vonojmë frutat nëpër dogana, ato mund të prishen shumë shpejt. Keq që akuzohen bizneset e Kosovës që po bëjnë probleme në aspektin e bashkëpunimit”, ka theksuar ai.

Eksportet kosovare në muajin dhjetor 2017, me të gjitha vendet, ishin 29.4 milionë euro, ndërsa importi 297.3 milionë euro, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2016 është një rritje prej 20.2 për qind për eksport dhe 9.5 për qind për import. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori