LAJMI I FUNDIT:

Kosovë – Greqi, formacionet zyrtare: Challandes me shumë ndryshime

Kosovë – Greqi, formacionet zyrtare: Challandes me shumë ndryshime

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Greqisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Dardanët janë nikoqir të helenëve në takimin e dytë të vlefshëm për Grupin 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë dhe gjithçka është gati tashmë.

Stadiumi “Fadil Vokrri” gati për ndeshjen Kosovë - Greqi
Lexo po ashtu Stadiumi “Fadil Vokrri” gati për ndeshjen Kosovë - Greqi

Përfaqësuesja e drejtuar nga Bernard Challandes synon të shënojë fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, pas barazimit me Moldavinë.

Në anën tjetër, edhe grekët synojnë fitore pas barazimit me Sllovenin në ndeshjen e parë, por do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me lojtarët më të mirë, edhe pse kanë mungesa të theksuara.

Kosova: Ujkani; Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj; Halimi, Dresevic, V.Berisha; Celina, Nuhiu, Zeneli;

Greqia: Barkas; Bakakis, Svarnas, Stafylidis, Giannoulis; Kourbelis, Zeca; Limnios, Bakasetas, Fortounis, Koulouris; 

/Telegrafi/