Kosova vazhdon me fitore në volejboll, mposht edhe Maqedoninë e Veriut në Lojërat Mesdhetare

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra ka shënuar një tjetër fitore në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, duke mposhtur Maqedoninë e Veriut me rezultat 3:1 në sete.
Vajzat kosovare zhvilluan një ndeshje të mirë dhe triumfuan me rezultatet 30:28, 25:17, 19:25 dhe 25:16.

Kjo ishte fitorja e dytë e Kosovës në këtë garë, pas triumfit ndaj Algjerisë.
Në anën tjetër, vajzat tona kanë pësuar edhe një humbje, atë ndaj Greqisë.
Ndeshja e radhës dhe njëkohësisht vendimtare për kalimin e grupit do të jetë përballja me Turqinë, e cila zhvillohet nesër (e martë).
Kombëtarja e Kosovës ka uruar lojtaret për fitoren dhe u ka dëshiruar sukses në sfidën vendimtare. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
58 minuta më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate










































