LAJMI I FUNDIT:

Kosova U21 zhvillon stërvitjen e fundit para përballjes me Gjermaninë U21

Kosova U21 zhvillon stërvitjen e fundit para përballjes me Gjermaninë U21

Kosova U21 nesër mbrëma do të përballet me Gjermaninë U21 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.

Dardanët sot kanë zhvilluar stërvitjen zyrtare në Kampin Nacional në Hajvali.


Të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit kanë bërë përgatitjet e fundit për t’i bërë ballë favoritit kryesor në Grupin D, Gjermanisë U21.

“Duhet të presim shumë luftë, shumë angazhim, pak fat, më e mira do të ishte të mos pësojmë, por Gjermania është favorit dhe ajo që na takon neve është të bëjmë më të mirën dhe të kemi angazhim maksimal”.

“Shkaku i gabimeve që kishim në udhëtim, do të ketë ndryshime në formacion dhe mungesa e Lindon Emërllahut dhe Elvis Letaj u vërejt edhe në Poloni. Kosova nuk e ka komoditetin që të zëvendësojë dy futbollistë për një kohë të shkurt sepse potenciali ynë nuk është si i Gjermanisë apo shteteve tjera”.

“Gjasat para ndeshjes gjithmonë janë 50/50. Do të tentojmë t’i dënojmë përmes kundërsulmeve, por do t’ia lëmë lojës dhe do të shohim në fund të ndeshjes se çfarë do të arrijmë”, ka thënë përzgjedhësi Afrim Tovërlani.

Ai ka ftuar tifozët dardanë që të vijnë në numër sa më të madh për të përkrahur futbollistët./Telegrafi/