LAJMI I FUNDIT:

Kosova U17 niset për Qipro, do të përballet me Zvicrën, Skocinë dhe vendasit qipriot

Kosova U17 niset për Qipro, do të përballet me Zvicrën, Skocinë dhe vendasit qipriot

Kosova U17 ka zhvilluar stërvitjen e fundit para nisjes për në Qipro, ku do të merr pjesë në kualifikimet e Grupit 5 për Kampionatin Evropian.

Kosova bën pjesë në grup me Skocinë, Zvicrën dhe nikoqiren Qipron.


Atmosfera në kampin e Kosovës U17 është shumë e mirë, megjithëse përzgjedhësi Besnik Kollari ka hasur paksa në vështirësi për shkak se një pjesë të lojtarëve që kishte parashikuar t’i ketë në këto kualifikime nuk do t’i ketë në dispozicion, pasi klubet e tyre nuk u kanë dhënë leje.

Ekspedita është nisur sot në orën 9 të mëngjesit për në Qipro, derisa ndeshjen e parë e zhvillon më 26 tetor në orën 15:00 kundër Skocisë.

Ndeshjen e dytë të përzgjedhurit e Kollarit do ta luajnë kundër Zvicrës, më 29 tetor, derisa ndeshjen e fundit kundër Qipros, më 1 nëntor.

Lista e futbollistëve që do të udhëtojnë në Qipro

1.David Tobias

2.Rijad Bytyqi

3.Leuart Avdyli

4.Hajdin Salihu

5.Altin Maliqi

6.Valon Zumberi

7.Rigon Spahiu

8.Erdin Dushi

9.Ardi Ajdini

10.Taulant Kiçmari

11.Florind Lokaj

12.Diar Halili

13.Edin Huseini

14.Mohamed Bekaj

15.Milot Avdyli

16.Oltion Bilalli

17.Leurant Marmullaku

18.Lirim Hoxha

19.Veton Tusha

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori