E renditur në grupin e 12-të për kualifikimet për Kampionatin evropian, Përfaqësuesja U17, sot ka udhëtuar drejt Holandës, mikpritësit të ndeshjeve parakualifikuese të këtij evropiani.

Përveç me Holandën në këtë rreth Përfaqësuesja U17 do të ballafaqohet edhe me Uellsin dhe Slloveninë.

Para udhëtimit përzgjedhësi i Përfaqësuesja U17, Besnik Kollari u shpreh: “Jemi plotësisht të vetëdijshëm se në këtë rreth parakualifikues para vetes kemi rivalë të fortë e cilësorë,  por kjo nuk do të thotë se ne udhëtojmë me flamur të bardhë. Përkundrazi, djemtë janë të gatshëm të japin më të mirën e mundshme dhe në çdo ndeshje do të hyjmë me seriozitetin maksimal për rezultate të mira. Nuk ka skuadër të pamposhtur, secila ka anët pozitive dhe dobësitë e saja, ndaj ne do të përpiqemi me përkushtimin më të madh të arrijmë të kualifikohemi për rrethin tjetër në atë elitarë”.

Nesër, Përfaqësuesja e Kosovës U17 ballafaqohet me mikpritësin Holandën prej orës 19.00. Përfaqësuesja U17 nga Prishtina udhëtoi me stafin dhe 6 futbollistë, ndërsa pjesa tjetër e futbollistëve i bashkëngjitet nga vendet tjera të Evropës.

Ndeshjet e Përfaqësuesja U17

Holanda – Kosova   09 tetor ora 19.00

Sllovenia – Kosova  12 tetor ora 13.00

Kosova – Uellsi        15 tetor ora 19.00

Lista e futbollistëve

Riad Bytyqi (ShF  Roni  19)

2.Januz  Miftari (K.F   Trepça 89)

3.Miran  Kuqi (Valarenga)

4.Ardi  Morina (FC  Zurich)

5.Rigon Spahiu (VFB  Stuttgart)

6.Riad  Jashari  (KF 2 Korriku)

7.Rejan Thaqi  (FC Lausanne)

8.Albin Nishori  (Hanover 96)

9.Andi   Hoti (FC  Zurich)

10.Redon Qollaku (KF Shkëndia)

11.Bleart Demi (FC Rapperswil-Jona)

12.Diar Halili (KF 2 Korriku)

13.Leart Tahiri (BVB Borusia Dortmund)

14.Adonis  Krasniqi (Greuther   Furth)

15.Rinor Pervetica (Wuppertaler  SV)

16.Elvis Ahemeti (SHf Roni 19)

17.Dion Berisha (FC Ausburg)

18.Granit Hana (Jonkopings)

19.Bleron Ademi (FC St Pauli)

20.Eduard Ibrahimi (Arminia Bilefeld)