LAJMI I FUNDIT:

Kosova U17 e nis me paraqitje të mirë turneun në Izmir, por humb

Kosova U17 e nis me paraqitje të mirë turneun në Izmir, por humb

Përfaqësuesja e Kosovës U17 e ka zhvilluar ndeshjen e parë në kuadër të turneut “Mercedes Benz Aegean Cup International Youth Tournament” në Izmir dhe atë kundër ekipit nikoqir, Turqisë.

Pas një loje interesante dhe me rivalitet të madh në fund fitores iu gëzua Turqia, me rezultat të ngushtë, 1:0.


Në pjesën e parë ishin vendasit që krijuan më shumë raste para portës së kombëtares tonë, por që mbrojtja ishte në nivelin e duhur.

Ndërkohë, në minutën e 53-të Mahmut Afsar shfrytëzoi një gabim të mbrojtjes dardane dhe realizoi nga brendësia e zonës për zhbllokimin e rezultatit, që në fund doli të jetë edhe goli i vetëm në ndeshje.

Pas pësimit të golit djelmoshat e Besnik Kollarit ishin më këmbëngulës drejt portës turke për të gjetur golin e barazimit, por me gjithë rastet e krijuara nuk ia dolën të ndryshojnë shifrat e ndeshjes.

Ndeshjen e radhës Kosova e zhvillon kundër Tanzanisë, më 17 janar.

Turqia – Kosova 1-0

Stadiumi: “Altınordu Metin Oktay Yerleşkesi”

Turqia: Emre Bilgin – Egemen Tutar, Emir Ortakaya, Necati Bilgiç, Melih Bostan (41 Adem Metin Türk), Ahmet Karademir (61 Hamza Yiğit Akman), Mahmut Afşar, Eren Taha Akgeyik (41 Ersin Yılmaz , Ulusoy Mert Kabasakal (41 Buğra Çağlıyan), Efe Birinci (41 Emir Tintiş), Yiğit Kerem.

Kosova: Laurenc Shala (80 Art Hoti) – Riad Jashari (70 Milot Ajeti ), Justin Gjergji, Yll Tupalla (58 Igball Jashari), Luis Hoti, Aridon Morina, Arvanit Rexhaj (80 Violent Bajrami), Etnik Bruti (70 Blendi Muji), Diar Nikqi (80 Dlerion Avdimetaj), Levin Krasniqi, Andi Bashota (58 Klodis Muharremi)

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bëri mrekullinë me Stuttgart në Bundesligë, nipi i Uli Hoeness kandidat për stolin e Bayern Munich

Bundesliga
Kalo në kategori