LAJMI I FUNDIT:

Kosova U15 pëson humbje nga Maqedonia e Veriut

Kosova U15 pëson humbje nga Maqedonia e Veriut

Kosova U15 ka pësuar humbje në ndeshjen e fundit në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA-s në Shkup.

Djelmoshat e drejtuar nga Ilir Nallbani, pas fitores ndaj Malajzisë, me penallti dhe humbjes kundër Armenisë, po ashtu me penallti, të shtunën, në ndeshjen përmbyllëse të turneut, u mposhtën nga bashkëmoshatarët e tyre nga Maqedonia e Veriut, me rezultat të ngushtë, 2-1, ndonëse patën paraqitje të mirë dhe në dy raste golin ia mohoi shtylla.


Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e vendasve, me golin e shënuar nga Aleksandar Grasheski.

Në pjesën e dytë, Dardanët e rinj arritën t’i barazojnë shifrat me golin e Rezon Ademit nga gjuajtja e lirë, por më pas Grasheski realizoi sërish për t’i dhuruar fitoren ekipit të tij dhe njëherësh edhe duke ia siguruar pozitën e parë në këtë turne me 7 pikë.

Pozita e dytë i takoi Malajzisë, me 6 pikë, Kosova u rendit e treta me 3 pikë dhe e fundit Armenia, me 2 pikë.