LAJMI I FUNDIT:

Kosova me portier nga Bosnja, ata të Superligës në shtëpi

Kosova me portier nga Bosnja, ata të Superligës në shtëpi

Kosova për ndeshjen me Kroacinë mund ta ketë në portë Adis Nurkovicin.

Trajneri i njohur Bylbyl Sokoli nuk e sheh si portier me vlera, ndërsa ish-portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Valmir Bytyqi, thotë se duhet të punohet më shumë me portier kosovar që të mos kemi nevojë për portieri nga jashtë. Të dy topin ia gjuajnë përzgjedhësit të Përfaqësueses, Albert Bunjaku.


30 vjeçari i lindur në Velika Kladusa të Bosnjës pritet të marr leje nga FIFA për të mbrojtur ngjyrat e Kosovës.

FIFA i jep leje edhe një lojtarit, FFK në pritje të tri përgjigjeve tjera
Lexo po ashtu FIFA i jep leje edhe një lojtarit, FFK në pritje të tri përgjigjeve tjera

Ai është i martuar dhe gruaja e tij është nga Kosova, por ai në vendin tonë ka edhe nënën dhe njerkun e tij përmes të cilit FFK-ja e ka kontaktuar.

“Ishte një koincidencë e madhe. Jam martuar dhe gruaja ime është me origjinë nga Kosova. Ky vend është duke e formuar ekipin për kualifikimet e Kampionatit Botëror. Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki është duke e ndërtuar skuadrën dhe është në kërkim të portierëve. Ai i ka përcjellë disa nga ndeshjet e mia”, tregon portieri 30-vjeçar për agjencinë e lajmeve, “Anadolija”,  transmeton Telegrafi.

nurkovic

“Atij i ka pëlqyer se si mbroj dhe më ka thënë se ka marrë informata të bollshme për mua. Më ka kontaktuar përmes njerkut tim që jeton në Kosovë dhe ka kërkuar të luaj për Kosovën, duke garantuar se do të kryhen të gjitha procedurat burokratike përmes Federatës së Futbollit të Kosovës”, vazhdoi portieri i NK Travnik që bënë gara në kategorinë e dytë të futbollit boshnjak.

Njëri nga portierët e tubuar së fundmi me Përfaqësuesen e Kosovës, Flamur Neziri i Feronikelit ose Granit Kolshi i Besës mund të mbeten pa vend.

Sokoli: Nëse ftesa është bërë për poena politikë është katastrofale

Përzgjedhësi i parë i Kosovës pas luftës, Bylbyl Sokoli, ka thënë se ftesa e portierit nuk duhet të shikohet nga këndi i nacionalitet, por nëse kjo është bërë për poena politik është një gjë katastrofike.

sokoli

“Nuk duhet shikuar prej atij këndi (nacionalitetit). Megjithatë, mendoj që është çështje ekskluzive e përzgjedhësit të përfaqësueses ftesa e tij. Përgjegjësia është e vetëm e tij”, deklaroi Bylbyl Sokoli për Telegrafin.

“Meqenëse mbron në ligën e dytë të Bosnjës nuk mendoj se është ndonjë portier i nivelit të lartë, por nëse është ftesa e tij për poena politikë atëherë kjo është katastrofale”, përfundoi ish-përzgjedhësi i Përfaqësueses.

Bytyqi: Kemi portierë të mirë, duhet ta rrisim nivelin

“Në përgjithësi mendoj që Kosova ka potencial të prodhoj portierë për përfaqësuesen, por duhet te shtohet volumi i punës më portier dhe mënyra e punës me ta nëpër klube, edhe pse ka ekipe që punojnë mirë me portierë”, ka deklaruar Bytyqi për Telegrafin.

“Në anën tjetër mendoj që nuk ka qenë shumë e nevojshme ardhja e portierit boshnjak edhe pse nuk e njoh, por me vet faktin që luan në Bosnje e jo në një ligë të fortë atëherë konsideroj që më mirë do të ishte të fokusohemi në një portier kosovar e që do të punojë më të me volum shumë më të shtuar duke ndihmuar edhe vet trajneri i portierëve të përfaqësueses tonë”.

bytyqii1

“E gjithë kjo që ta kemi një portier rezervë të denjë, sepse mendoj që portierin e parë e kemi si një prej pikave më të forta. E kam fjalën për Samirin. Megjithatë, duhet ta respektojmë mendimin e selektorit dhe unë shpresoj që ka marr portier që bën diferencën”, ka përfunduar portieri i Besës së Pejës.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj edhe me Flamur Nezirin, por ku i fundit ka hezituar t’i përgjigjet pyjeve në lidhje me portierin Nurkovic. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Juventusi tregon në njoftimin e tyre arsyet pse e shkarkuan Max Allegrin

Serie A
Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

Kylian Mbappe i ka vendosur vetes dy objektiva te Real Madridi

La Liga
Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

Carlo Ancelotti i ka kërkuar Real Madridit transferimin e yllit të Arsenalit në verë

La Liga
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

Tre kandidatët favorit që po përfliten si zëvendësues të Xavit tek Barcelona

La Liga
“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit” - Arne Slot jep lajmin e madh në konferencë për shtyp

“Mund ta konfirmoj se do të jem trajner i Liverpoolit” - Arne Slot jep lajmin e madh në konferencë për shtyp

Premier League
Kalo në kategori