LAJMI I FUNDIT:

Kosova i përmbyll kualifikimet me humbje, Islanda në botëror për herë të parë në histori (Video)

Kosova i përmbyll kualifikimet me humbje, Islanda në botëror për herë të parë në histori (Video)

Përfaqësuesja e Kosovës ka humbur takimin e fundit në grupe në udhëtim te Kombëtarja e Islandës me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Kosova ka përmbyllur me humbje aventurën e parë për kualifikime në ndonjë kampionat, pasi ka humbur takimin e fundit ndaj Islandës ë Grupin I.


Me këtë humbje Kosova arrin në nëntë humbje radhazi në këtë grup dhe vetëm një barazim ndaj Finlandës me rezultat 1-1 nga ndeshja e parë.

Islanda dhe Kosova para fillimit të takimit

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi Kosovës, të cilët dominuan me posedimin e topit dhe rastet, por nuk arritën ta gjejnë golin, të cilën e gjetën islandezët.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 40-të me anë të yllit të kombëtares, Gylfi Sigurdsson, i cili shënoi pas një lëvizje mjeshtërore duke e dërguar Islandën në pushim me epërsi 1-0.

Festa e Sigurdssonit pas golit të shënuar

Në pjesën e dytë ishte poashtu avazi i njëjtë me Kosovën që posedonte topin dhe mundohej të krijonte raste, por golin e gjeti përsëri Islanda.

Ishte anësori sulmues Johann Gudmundsson, i cili shënoi nga afërsia për epërsinë e Islandës prej 2-0 pas një asistimi të Sigurdssonit.

Futbollistët e Islandës duke festuar golin e dytë

Pas këtij goli pati edhe disa gjysmë raste tjera, por pa arritur të konkretizohet dhe ndeshja përfundoi me fitore të Islandës me rezultat 2-0.

Me këtë fitore, Islanda siguron kualifikimin për në botërorin “Rusia 2018” si e para e grupit me 22 pikë të mbledhura, ndërsa Kosova mbetet e fundit me vetëm një pikë.

Vlen të theksohet se kjo ishte ndeshja e fundit për trajnerin Albert Bunjaku në krye të Përfaqësueses së Kosovës. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Një yll tek Bayerni, tjetri tek Barcelona – dy ekipet po përgatiten për një marrëveshje të madhe shkëmbimi

Ndërkombëtare
Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

La Liga
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Ish-futbollisti legjendar anglez jep një teori interesante mbi atë që ndodhi mes Salahut dhe Kloppit

Premier League
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Kalo në kategori