LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk i plotëson nevojat as me qepë e hudhra

Kosova nuk i plotëson nevojat as me qepë e hudhra

Përkundër se janë shpërndarë miliona euro për fermerët në formë të subvencioneve për t’i rritur sipërfaqet kultivuese dhe për t’i plotësuar nevojat konsumuese me kultura bujqësore. Por përveç që me produkte të tjera fermerët e Kosovës nuk mund t’i plotësojnë nevojat me qemë dhe hudhër.

Mungesa e prodhimeve vendore të këtyre perimeve ka bërë që të rritet dukshëm çmimi i tyre në markete dhe treg, derisa vitin e kaluar një kilogram qep ka qenë me çmim dukshëm më të ulët më 2018 një kilogram shitet për 1.20 euro, e më shumë.


Edhe në Doganën e Kosovës kanë treguar se gjatë vitit 2018 janë rritur importet e qepëve dhe hudhrave. Për 12 muaj janë importuar qepë në vlerë prej mbi 1.1 milion euro dhe hudhra anë vlerë prej mbi 143 mijë euro.

“Qepë jo të lidhura në vargje 5,096,382.90 kilogramë në vlerë prej 1,073,964.81 euro. Qepë të njoma 179,511.00 kilogramë, në vlerë prej 67,927.39 euro”, ka treguar zëdhënësi i Doganës Adriatik Stavileci.

Ai ka treguar se gjatë vitit 2018, janë importuar 101,215.42 kilogramë hudhra në vlerë prej 143,523.75 euro.
Kurse më 2017, sipas Stavilecit importi i qepëve dhe hudhrave ka qenë më i pakët.

“Qepë jo të lidhura në vargje 173,172.00 kilogramë në vlerë prej 33,514.95 euro. Qepë të njoma 15,269.00 kilogramë në vlerë prej 5,667.93 euro”, tha ai.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës ka treguar se në vitin 2017 janë importuar 1,030.00 kilogramë hudhra në vlerë prej 1,391.65 euro.

Kurse, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, edhe sivjet i ka mbështetur kultivuesit e kulturës së qepës dhe hudhrës përmes subvencioneve në shumë prej 300 euro për hektarë, por as kjo nuk po ndikon që të plotësohen nevojat konsumuese me qepë dhe hudhra.

“Kjo mbështetje përmes pagesave direkte do të vazhdojë edhe më 2019, me qëllim të shtimit të prodhimtarisë së këtyre kulturave bujqësore”, kanë thënë në këtë ministri.

Sipas të dhënave nga Raporti i Gjelbër 2017, ndër kulturat perimore të cilat kanë shënuar rritje në sipërfaqe renditet edhe hudhra por jo edhe qepa.

“Sipas këtij raporti në vitin 2010 me qepë kanë qenë të mbjella 1043 hektarë, kurse më 2016 me qepë kanë qenë të mbjella 1228 hektarë. E me kulturën e hudhrës më 2010 kanë qetë të kultivuara 140 hektarë, që në krahasim me vitin 2015 ka pasur rritje të sipërfaqeve për 22%”, është thënë në përgjigjet e Ministrisë së Bujqësisë për Telegrafin.

Telegrafi ka folur me disa tregtarë të pemëve dhe perimeve rreth çmimit të qepëve sipas tyre mungesa e prodhimit vendorë ka bërë që të rritet çmimi i tyre.

Ndryshe përveç perimeve Kosova, nuk i plotëson nevojat e veta konsumuese as me grurë. /Telegrafi/