LAJMI I FUNDIT:

Kosova nuk e merr rezultatin e dëshiruar – mposhtet nga Sllovenia

Kosova nuk e merr rezultatin e dëshiruar – mposhtet nga Sllovenia

Kosova ka pësuar humbje 1-0 në shtëpi në përballjen ndaj Sllovenisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja filloi mirë për tanët, që zhvillonin në lojë të rrjedhshme dhe tentonin të dilnin përpara.


Me disa kombinime të mira të lojtarëve të Kosovës, ishin pranë portës së Jan Oblak, mirëpo u mungonte saktësia.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi.com

Arbër Zeneli dhe Valon Berisha kishin disa kombinime të mira, derisa ty u përfshi edhe Benjamin Kololli, por pa ndonjë rezultat.

Bernard Challandes mbeti i frustruar nga ky aksion i pa përfunduar mirë, duke kërkuar më shumë përqendrim.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi.com

Ishte minuta e 22-të, kur Haris Vuckic pranoi një asistim të mirë nga Sandi Lovric dhe shënoi në portën e Aro Muric, derisa mbrojtja jonë kërkoi pozitë jashtë loje.

Një kombinim i mrekullueshëm i lojtarëve të Kosovës erdhi në minutën e 35-të, ku Zhegrova dhe Berisha ishin arkitektë, por goditja finale e Zenelit përfundon jashtë portës.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi.com

Pak sekonda më vonë, Zeneli bëri një gjuajtje të fuqishme, mirëpo, Oblak intervenoi për mrekulli.

Ishte minuta e 43-të kur Jan Oblak pret goditjen e Leart Paqaradës, ndërsa më pas një tjetër rast të mirë e pati Bersant Celina që sërish portieri slloven ishte në vend.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi.com

Pjesa e dytë filloi disi më e qetë dhe të dyja skuadrat ishin të rezervuara.

Por, me kalimin e minutave, Bernard Challandes kërkoi nga lojtarët që të jenë më agresiv dhe të dilnin më shumë përpara.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi.com

Ishte minuta e 63-të, kur Zeneli driblon disa kundërshtarë nga e majta, por depërtimi është i pamundur. Përpjekje për të dribluar bën edhe Zhegrova dhe në fund tanët e humbin topin.

Sllovenia më pas ndërtoi një aksion të rrezikshme, mirëpo që Florent Hadërgjonaj ishte i shpejtë dhe rrëmbeu topin për të kaluar më pas te Aro Muric.

Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi.com

Në minutën e 78-të, Challandes largoi nga fusha Arbër Zenelin dhe në vend të tij futi Lirim Kastratin.

Ndeshja vazhdoi me një tempo të njëjtë dhe me aksionet që bllokoheshin nga të dyja anët.

Në fund, Sllovenia mori tri pikë mjaftë të vështira për t’u plasuar kështu në vendin e dytë me shtatë pikë, aq sa ka Greqia që mposhti Moldavinë me rezultat 2-0. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori