LAJMI I FUNDIT:

Kosova mposhtet nga Maqedonia

Kosova mposhtet nga Maqedonia

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall ka humbur miqësoren e parë me Maqedoninë, me rezultat 2:6.

Takimi i luajtur në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, u zhvilluar para rreth 300 shikuesve.


Kosovarët ishin të barabartë deri në fillim të pjesës së dytë, kur barazuan rezultatin nga 0:2 në 2:2, por më pas gabimet e mbrojtjes bënë që maqedonasit të shënojnë katër herë.

Pjesa e parë u mbyll 1:2.

Narcis Alijbegu dhe Ideal Brovina shënuan golat për Përfaqësuesen e Ramadan Cimilit.