Kosova mposhtet në miqësoren e parë ndërkombëtare


Ekipi përfaqësues A i Kosovës në basketboll, ka regjistruar humbje në duelin e parë ndërkombëtar.
Dueli miqësor i zhvilluar para ndeshjes ndaj Ukrainës, përfundoi me 9 pikë epërsi për Estoninë, 76-67.
Te Kosova shkëlqeu Dardan Berisha me 18 pikë e katër asistime, teksa Granit Rugova me 10 pikë dhe Justin Doellman me nëntë pikë ishin tjerët që kontribouan, shkruan Telegrafi.
Ndeshjet kualifikuese për Kosovën do të zhvillohen përgjatë gjithë muajit shtator, ku Kosova do të ketë një sërë ndeshjesh të vështira. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate




































