LAJMI I FUNDIT:

Kosova mëson nga përvoja rumune, finlandeze e kroate për integrimin Evropian

Kosova mëson nga përvoja rumune, finlandeze e kroate për integrimin Evropian

Misionet diplomatike në Rumanisë, Finlandës dhe Kroacisë në Kosovë dhe Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizojnë tryezën e diskutimit me temë “Rruga e Integrimit Evropian të Kosovës, një vizion nga Trio e Presidencës së Këshillit të Evropës – Rumania, Findlanda dhe Kroacia”.

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutoj mbi progresin në procesin e Integrimit Evropian të Kosovës, arritjet institucionale në këtë drejtim, si dhe sfidat e hasura deri tani.

Një theks i veçantë do t’i kushtohet përvojës rumune, finlandeze dhe kroate, dhe asaj që Kosova mund të mësojë nga kërkesat që këto vende kanë pasur gjatë peripecit të tyre integrues.

Për më tepër, diskutimi do të përqendrohet në pritjet e ardhshme të Kosovës dhe angazhimin institucional, dhe se si zhvillimet brenda BE-së do të përafrohen me procesin e integrimit.

Bashkimi Evropian ka theksuar në vazhdimësi mundësinë për një proces integrimi rajonal. Sidoqoftë, Strategjia e fundit e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor ka vënë në dukje se cilat shtete janë më afër dhe gjithashtu ka identifikuar ato që janë mbrapa sa i përket kësaj çështjeje, ku Kosova renditet në fazat e saja fillestare, me fokus në implementimin e Marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim.

Meqë shanset për një qasje të tillë janë duke u zbehur dhe një integrim i fragmentuar është duke zënë vend, si do të përballet Kosova me zhvillime të tilla dhe si mund të përfitoj nga përvoja rumune, finlandeze apo kroate?

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori