LAJMI I FUNDIT:

Kosova luan ndaj Sllovakisë, atmosferë pozitive në kampin dardan

Kosova luan ndaj Sllovakisë, atmosferë pozitive në kampin dardan
(Foto: basketbolli.com)

Kosova është gati për ndeshjen me Sllovakinë. Ndeshja do të zhvillohet sot (e enjte, 26 nëntor) në Bratislavë nga ora 19:00. Takimi është i vlefshëm për parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2023.

Basketbollistët e Kosovës të mërkurën në mesditë kishin stërvitjen e radhës, kurse në mbrëmje do të kenë edhe një stërvitje tjetër. Ndërkohë, të gjithë anëtarët që kanë udhëtuar në Sllovaki, e që janë testuar me PCR, kanë rezultuar negativë.


Kjo është dita e dytë e stërvitjeve në Sllovaki, kurse basketbollistët e Kosovës, që nga dita e mërkurë kanë qenë të karantinuar në Prishtinë, ku njëkohësisht edhe janë stërvitur.

Kosova pas Sllovakisë do të përballet me Islandën, sfidë që do të zhvillohet më 28 nëntor nga ora 16:00.

Atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë dhe basketbollistët janë të motivuar për të dhënë maksimumin në këto dy ndeshje. Pavarësisht disa mungesave përzgjedhësi Christos Marmarinos është shprehur optimist.

Marmarinos: Në garat ndërkombëtare nuk ka ndeshje të lehta
Lexo po ashtu Marmarinos: Në garat ndërkombëtare nuk ka ndeshje të lehta

“Do të jenë ndeshje të vështira. Në garat ndërkombëtare nuk ka ndeshje të lehta. Nuk presim ndeshje të lehta. Sllovakia ka gjatësi më të madhe se ne, por duhet të adaptohemi dhe të paraqitemi në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne kemi mundur Islandën një herë dhe sigurisht se mund ta bëjmë përsëri nëse jemi të fokusuar maksimalisht. Sigurisht se ajo që mund të garantojmë është angazhimi ynë maksimal”, ka thënë përzgjedhësi i Kosovës për faqen zyrtare të FBK-së.

Optimist është shprehur edhe kapiteni i Kosovës, Drilon Hajrizi. “Ne do të japim maksimumin në këto dy sfida pa marrë parasysh se kush do të luaj. Nëse japim maksimumin, atëherë mund të kemi rezultate pozitive”, ka thënë ai.

Kosova nga dy ndeshje, ka shënuar dy fitore, duke mundur Islandën dhe Luksemburgun për të qenë lidere e grupit, kurse në muajin shkurt të vitit të ardhshëm do të përballet me Sllovakinë dhe Luksemburgun.

Në trend Sport

Më shumë
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

Dy yjet e Gironas u goditën kokë më kokë, u dërguan menjëherë në spital

La Liga
Driblim që ta kujton

Driblim që ta kujton "Fenomenin" - Mbappe turpëroi lojtarin kundërshtar

Ligue 1
“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

“Nuk ishte gabim i Araujos, ishte meritë e imja” – Barcola kthehet të flas për momentin vendimtar në ndeshjen Barcelona-PSG

Liga e Kampionëve

"Ai tha se na gënjeu", Toni Kroos zbulon fjalët Carlo Ancelottit përpara El Clasicos

La Liga
Kalo në kategori