Organizata ndërkombëtare Transparency International publikoi të martën Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2018, i cili thekson se dështimi i vazhdueshëm i shumicës së vendeve për të kontrolluar korrupsionin, është duke kontribuar në një krizë të demokracisë në gjithë botën.
Indeksi, i cili radhit 180 vende dhe territore në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik, përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.
Në indeksin e sivjetmë, Kosova radhitet e 93-ta, me 37 pikë, çfarë do të thotë se ka shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin paraprak, kur ka qenë në vendin e 85-të, me 39 pikë.
“Disa nga sfidat më të mëdha anti-korrupsion në Kosovë përfshijnë transparencën e pamjaftueshme, institucione dhe sundim të ligjit të dobët dhe hapësirë të pamjaftueshme për angazhimin e qytetarëve”, thotë Transparency International, raporton Evropa e Lirë.
Nga vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përkeqësim në luftën kundër korrupsionit kanë shënuar shumica e tyre.
Shqipëria ka zbritur në pozitën 99, nga 91 sa ka qenë një vit më herët. “Kjo mund të ketë ndodhur për shkak të një ngërçi politik që ka bllokuar disa reforma anti-korrupsion që të ecin përpara”, thotë Transparency International.
Serbia ka rënë nga pozita 77 në pozitën 87. Trendi i rënies, sipas Transparency International, mund të vazhdojë, nëse Qeveria e Serbisë vazhdon t’i minojë ato organe dhe institucione që janë përgjegjëse për sundimin e ligjit.
Mali i Zi po ashtu ka rënë nga pozita 64 në 67. “Në një mjedis të dominuar nga elita e njëjtë udhëheqëse për më shumë se dy dekada, efektet e kapjes së shtetit janë të dukshme në Mal të Zi”, thotë organizata Transparency International.
Maqedonia ka shënuar përparim, duke u radhitur në pozitën 93 nga 107 sa ka qenë vitin paraprak. Organizata thotë se pritjet anti-korrupsion në këtë vend, që është i interesuar për hapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, janë ta larta.
Përparim të lehtë ka edhe në Bosnje e Hercegovinë, e cila ka qenë në vendin 91, ndërsa është në vendin 89, porse numri i saj i pikëve mbetet i pandryshuar: 36. Sipas Transparency International, zhvillimet politike në këtë vend janë shqetësuese.
Në aspektin global, Danimarka dhe Zelanda e Re janë në krye të indeksit me 88, respektivisht 87 pikë. Somalia, Sudani Jugor dhe Siria janë në fund të indeksit me 10 dhe dy të fundit me nga 13 pikë.
“Katërmbëdhjetë nga 20 vendet që kryesojnë Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit këtë vit janë nga Evropa Perëndimore dhe Bashkimi Evropian. Me 88 pikë, Danimarka është lider global në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit. Ajo ndiqet nga Finlanda, Suedia dhe Zvicra me nga 85 pikë”, thekson Transparency International.
Sipas organizatës, edhe pse Evropa Perëndimore dhe Bashkimi Evropian qëndrojnë më mirë se pjesët e tjera të globit, ata ende kanë një rrugë të gjatë për të luftuar korrupsionin në mënyrë efektive.
Si sfida për këtë rajon, Transparency International përmend “mungesën e dhënies prioritet reformave kundër korrupsionit” dhe “rritjen e retorikës populiste”.
Afrika Sub-Sahariane është rajoni me vlerësimin më të ulët në indeks dhe, sipas Transparency International, ajo nuk ka arritur t’i përkthejë angazhimet e saj kundër korrupsionit në ndonjë përparim të vërtetë.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia ndalon dy persona në Tetovë, kapen duke ngjitur material propagandistik në periudhë të heshtjes zgjedhore
Raporti i DASH-it, reagon LDK: Vulë ndaj korrupsionit serioz të Qeverisë – Prokuroria të zbatojë ligjin
“Skenë krimi mos kalo”, vendosen shirita te zyra e profesorit që po akuzohet për ngacmim seksual
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"
"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj