LAJMI I FUNDIT:

Kosova ka mbi 100 mijë persona që marrin ndihma sociale

Kosova ka mbi 100 mijë persona që marrin ndihma sociale

Në Kosovë janë rreth 25 mijë familje që jetojnë nga ndihmat sociale.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës në raportin “Statistikat e Mirëqenies Sociale, tremujori i parë 2019”, janë mbi 102 mijë anëtarë që vazhdojnë të jetojnë vetëm me paratë të marra nga ndihmat sociale.


“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim rezulton se nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24,995 familje me gjithsej 102,035 anëtarë dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2,217 familje. Ndërkaq, nga skema e pensioneve bazë të moshës ka 127,104 përfitues, skema e pensioneve kontributpaguese të moshës ka 45,759 përfitues, skema për pensionet familjare ka 4,026 përfitues, skema për pensionet invalidore ka 103 përfitues, skema për pensionet e Trepçës ka 2,865 përfitues, skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës ka 1,059 përfitues, skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka 534 përfitues, skema e kompensimeve për personat e verbër ka 1,916 përfitues, skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara ka 16,681 përfitues dhe skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik ka 3,047 përfitues. Kurse, nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13,445 përfitues dhe nga skema për veteranët e luftës janë 38,094 përfitues:, thuhet në raportin e ASK-së, përcjell Telegrafi.

Mbi 25 mijë familje në Kosovë jetojnë vetëm me ndihma sociale
Lexo po ashtu Mbi 25 mijë familje në Kosovë jetojnë vetëm me ndihma sociale

Ndërsa, në fund të vitit 2018 personat që kanë marr ndihma sociale, shtetit i kanë kushtuar rreth 33 milionë euro në vit. Numri më i madh i tyre është në Mitrovicë, pasuar nga Prishtina, dhe Vushtrria. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project

My Skin Project
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

25 bursa shtesë për studentë nga Kosova nga CITY College, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë

Ekonomi
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori