LAJMI I FUNDIT:

Kosova importon me 2.6 miliardë, eksporton me vetëm 325 milionë euro

Kosova importon me 2.6 miliardë, eksporton me vetëm 325 milionë euro

Me gjithë përpjekjet e autoriteteve kompetente për mbështetje të sektorit privat, por edhe marrëveshjeve të nënshkruara me vendet e Bashkimit Evropian për lehtësime tregtare, tregu i Kosovës vazhdon të dominohet nga prodhimet e huaja.

Sipas shifrave zyrtare, vlera e importeve në Kosovë, në vitin 2015, ka arritur në 2.6 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 3.8 për qind. Kurse, vlera e eksportit të produkteve të Kosovës në vende të ndryshme të Evropës dhe botës ka arritur në vlerën 325.3 milionë euro, që përkon me një rritje të dobët vjetore prej 0.2 për qind.


Përfaqësues të prodhueseve dhe eksportuesve pohojnë se varshmëria e tregut të Kosovës nga produktet e huaja, tregon për politikat e pafavorshme fiskale, më të cilat përballen prodhuesit e Kosovës.