LAJMI I FUNDIT:

Kosova e para në rajon për rregullimin ligjor specifik për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut

Kosova e para në rajon për rregullimin ligjor specifik për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut

Ministria e Drejtësisë e mbështetur nga Ambasada e ShBA-së në Kosovë, ka organizuar punëtorinë për hartimin e Projektligjit për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut.

Ministria e Drejtësisë njofton se, përmes këtij ligji, Kosova i bashkohet vendeve më të avancuara demokratike, nga i cili përcaktohen kriteret dhe procedura për vendosjen dhe zbatimin e sanksioneve tё shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave tё njeriut, me qëllim të mbështetjes së demokracisë, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare.


Në fjalën e tij para të pranishmëve, zëvendësministri Sallahu, theksoi rëndësinë që ka aplikimi legjislacionitt Magnitsky ndaj personave të huaj, të cilët janë të përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe vepra serioze të korrupsionit. Ai tha se mbeten të angazhuar që një ligj i tillë të miratohet dhe të jetë pjesë e korpusit të legjislacionit në Republikën e Kosovës.

“Është e domosdoshme të kuptohet impakti i lartë i Aktit Magnitsky me elementet fundamentale të shtetit. Siguria kombëtare e shtetit dhe marrëdhënia e shëndetshme reciproke mes shteteve është e mundur vetëm atëherë kur shtetësia nuk cenohet nga personat fizikë apo juridikë as në aspektin e mbrojtjes e as në dimensionin ekonomik nga veprimtaritë e paligjshme të tyre” tha zëvendësministri Sallahu.

Zëvendësministri Sallahu shtoi se ky Projektligj, i cili Kosovën e bën shtet lider në rajon, është tejet i avancuar dhe i përgatitur në harmoni të plotë me instrumentet e të drejtës ndërkombëtare.

“Si Republikë e Kosovës dhe si Qeveri me vendosmëri për të garantuar liritë dhe të drejtat të njeriut, jemi të angazhuar që përmes akteve ligjore të pamundësojmë çfarëdo hapësirë për shkelësit e huaj të të drejtave të njeriut kudo në botë. Prandaj, vlerësojmë dhe inkurajojmë punën e arritur deri tash për Aktin Magnitsky, me shpresë që i njëjti të jetë sa më shpejtë në fuqi” tha Sallahu.

Në hartimin e këtij Projektligji nuk ka munguar mbështetja e vazhdueshme nga zyra e UPDAT në Kroaci dhe Kosovë, me ç’rast angazhimin e këtij grupi punues e ka përshëndetur përfaqësuesja nga Ambasada Amerikane në Kroaci, Karyn Kenny e cila theksoi se UPDAT do të vazhdojë të qëndrojë pas kësaj iniciative shumë të rëndësishme për vendet demokratik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori