LAJMI I FUNDIT:

Kosova e mbyll pjesën e parë në disavantazh ndaj Armenisë

Kosova e mbyll pjesën e parë në disavantazh ndaj Armenisë

Pjesa e parë mes Kosovës dhe Armenisë, në ndeshjen miqësore që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”  është mbyllur me rezultat 1-0 në të mirë të armenëve.

Alian Giresse për këto dy ndeshjet miqësore të nëntorit ka zgjedhur lojtarë të rinj dhe me potencial për ekipin A të Kosovës, gjë që edhe formacioni startues ishte me lojtarë të tillë.


Goli që e vendosi pjesën e parë erdhi në minutën e 24-të, u shënua nga Zhirayr Shaghoyan.

Armeni mori një top në afërsi të zonës dhe shënoi në portën e Visar Bekajt për 1-0.

Kosova tentoi të rrezikojë sidomos nga krahu i djathtë, por që nuk ishte edhe aq e rrezikshme.

Mbetet të shihet se a do të mund të bëjnë diçka më shumë djelmoshat e Giresse në pjesën e dytë. /Telegrafi/