LAJMI I FUNDIT:

Kosova e fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Lihtenshtajnit

Kosova e fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Lihtenshtajnit

Vashat e Kosovës kanë shënuar fitore edhe në miqësoren e dytë kundër Lihtenshtajnit, e cila u zhvillua në Kampin Nacional në Hajvali.

Pas fitores në ndeshjen e parë me shifrat 4-0, kësaj radhe Dardanet  fituan me rezultat 2-0.


Përzgjedhësja Anneli Andersen e nisi ndeshjen me 11-she krejt tjetër për dallim nga dueli i parë, duke i dhënë hapësirë të barabartë të gjitha futbollisteve: Alma Demiri, Albulena Fejza, Gresa Berisha, Blerta Smajli, Leonora Ejupi, Loreta Lulaj, Blerta Shala, Viola Abduli, Modesta Uka, Egzona Zeka dhe Jehona Shala ishin titullare, derisa në pjesën e dytë u aktivizuan shumica e futbollisteve tjera.

Edhe në ndeshjen e sotme Kosova e dominoi lojën që nga fillimi, por vapa e madhe ndikoi në paraqitjen e të dyja ekipeve.

Përkundër disa rasteve të krijuara kjo pjesëlojë u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë, Andersen bëri disa zëvendësime, të cilat sollën freski në lojë por edhe gola.

Ishte minuta e 75-të kur Donjeta Halilaj shënoi me një goditje të saktë nga zona për zhbllokimin e shifrave, derisa pesë minuta më vonë Rrezona Ramadani shënoi për 2:0, që në fund ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje.

Këto dy miqësore i kanë shërbyer përzgjedhëses Andersen për ndeshjet e edicionit të parë të Ligës së Kombeve që nis në shtator. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori