LAJMI I FUNDIT:

Kosova – Dinamo Zagreb, më 19 shkurt në Prishtinë

Kosova – Dinamo Zagreb, më 19 shkurt në Prishtinë

Ëndrra e shumë kosovarëve për ta parë gjigantin kroat në Kosovë, Dinamo Zagreb tashmë do të bëhet realitet. Skuadra më e madhe në Ballkan, do të zhvillojë miqësore me Përzgjedhjen e Raiffeisen Superligës, më 19 shkurt në Prishtinë. Zhvillimin e kësaj ndeshjeje ndërkombëtare e kanë konfirmuar për “Sport”, zyrtarët e Dinamos dhe vetë kreu i FFK-së, Fadil Vokrri.

Zoran Mamiq, njëri nga pronarët e Dinamos, të martën ka deklaruar për gazetën tonë nga Antalia, ku zagrebasit po zhvillojnë fazën përgatitore, se do të nderojnë përvjetorin e tretë të pavarësisë së Kosovës. “Më 19 shkurt, ne do të vijmë në Prishtinë, për të zhvilluar një ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës. Ne jemi të lumtur që ndeshja do të zhvillohet për nder të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës dhe që do të jemi pjesë e kremtimit të kësaj feste bashkë me kosovarët”, tha Mamiq përmes telefonit. Ai po ashtu ka shtuar se shkaku i orarit të ngjeshur të përgatitjeve të tyre, nuk kanë mundur të caktojnë ndeshjen më 17 shkurt.

Edhe kreu i FFK-së, Fadil Vokrri është shprehur i lumtur që kanë aranzhuar këtë miqësore. Sipas tij, ka mbetur vetëm edhe konfirmimi zyrtar nga Dinamo. “Po, është e vërtetë. Ne kemi arritur marrëveshje gojore me drejtuesit e Dinamos, të cilët më 19 shkurt do të jenë në Prishtinë. Kundërshtari i tyre do të jetë Përzgjedhja e Raiffeisen Superligës”, tha shkurt Vokrri, i cili ndodhet në Francë.


Miqësoren Kosova – Dinamo, të martën mbrëma e kanë konfirmuar edhe mediat kroate, të cilat i referohen zyrtarit për marrëdhënie me publikun të klubit kroat, Tomislav Marçinko. “Lojtarët nga Kosova, në 30 vjetët e fundit kanë qenë pjesë e suksesit dhe titujve të Dinamos. Rol të rëndësishëm kishin Shala, Kozniku dhe tash Beqiraj e Ademi”, ka thënë Marçinko për ‘veçernji.hr’. Ky portal përmend edhe kohën kur Çiro Blazheviq drejtonte Prishtinën në vitet 1986, duke e shpëtuar atë nga rënia në një rang më poshtë të ish-elitës së futbollit të Jugosllavisë.

Sekretari i FFK-së, Eroll Salihu, i kontaktuar nga portali kroat ka deklaruar se Dinamon në Prishtinë do ta presin 17 mijë shikues, aq sa zë stadiumi i kryeqytetit. “Jemi të ngazëllyer që Dinamo ka marrë një hap të tillë. Dinamo në Kosovë ka numër të madh të tifozëve dhe nuk dyshoj që stadiumi i Prishtinës, me kapacitet prej 17 mijë ulëseve, do të jetë për plotë”, ka theksuar Salihu.

Dinamo në Prishtinë është dashur të luajë para dy vitesh, po ashtu në ditën e pavarësisë së Kosovës, mirëpo atëherë qeveri kroate, në prag të përgatitjeve të takimit të ish-kryeministrit kroat Ivo Sanader dhe presidentit serb, Boris Tadiq, është sugjeruar në mënyrë të fshehtë, që ajo ndeshje të anulohet. Ndërkohë, sipas Marçinkos, ata ende nuk janë konsultuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kroacisë, në lidhje me udhëtimin në kryeqytetin e Kosovës. Në atë kohë, Dinamo parashihej të zhvillonte ndeshje me Trepçën ’89. /Telegrafi/GazetaSport/

Në trend Sport

Më shumë
Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Grealish largohet nga City dhe Anglia, gati transferimi sensacional te gjiganti evropian

Premier League
LIVE: Finalja e madhe e basketbollit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit

LIVE: Finalja e madhe e basketbollit mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit

Super Liga
Italia publikon listën paraprake përpara Euro 2024, Spalletti me disa befasi

Italia publikon listën paraprake përpara Euro 2024, Spalletti me disa befasi

Përfaqësueset
Dellova futbollisti i tretë që do të largohet nga Ballkani – mbrojtësi vërshohet nga ofertat

Dellova futbollisti i tretë që do të largohet nga Ballkani – mbrojtësi vërshohet nga ofertat

Superliga
De Jong nuk pranon ulje të pagës, Barcelona e nxjerr në shitje dhe ia cakton çmimin e largimit

De Jong nuk pranon ulje të pagës, Barcelona e nxjerr në shitje dhe ia cakton çmimin e largimit

La Liga
Endrick zbulon pse zgjodhi Real Madridin para Barcelonës, flet edhe për konkurrencën me Mbappen

Endrick zbulon pse zgjodhi Real Madridin para Barcelonës, flet edhe për konkurrencën me Mbappen

La Liga
Kalo në kategori