LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Shqipëria në të njëjtin termin, cilën ndeshje do t’a shikoni?

Kosova dhe Shqipëria në të njëjtin termin, cilën ndeshje do t’a shikoni?

Ende pa filluar mirë garimi i Kosovës si shtet në futboll, po paraqiten probleme për shqiptarët që jetojnë gjithandej nëpër botë.

Kosova tashmë ka përfaqësuesen e vet pas themelimit të shtetit dhe ëndrra për një kombëtare tashmë është vetëm një iluzion, shkruan Telegrafi.

Kosova sonte zhvillon duelin e parë në histori si përfaqësuese nën ombrellën e UEFA-s dhe kundërshtari është Ishujt Faroe.


Sfida do të zhvillohet në Frankfurt nga ora 20:00 dhe aty do të ketë përkrahje të hatashme Kosova nga bashkatdhetarët të cilët jetojnë në Gjermani.

E përkrahje jashtëzakonisht të madhe të shqiptarëve do të ketë edhe kombëtarja shqiptare në Itali.

Ekipi kuq e zi për të cilin do të bëjnë tifo të gjithë në evropian do ta zhvillojë testin e fundit para fillimit të Euro 2016, ndaj një prej kombëtareve që luan në këtë kompeticion, Ukrainës.

Sfida zhvillohet në Itali dhe Shqipëria do të testojë veten mirë para duelit të parë në evropian ndaj Zvicrës më 11 qershor.

Ndeshja e Shqipërisë ndaj Ukrainës zhvillohet nga ora 20:30, me vetëm gjysmë fore diferencë nga fillimi i ndeshjes së Kosovës.

Shqiptarët më shumë se kurrë sonte do ta kenë mendjen të ndarë edhe në sport.

Po ju lexues të nderuar cilin takim do ta shikoni, Kosovë – Ishujt Faroe apo Shqipëri – Ukrainë?