LAJMI I FUNDIT:

​Kosova dhe Serbia nuk janë afër nënshkrimit të deklaratës për të pagjeturit

​Kosova dhe Serbia nuk janë afër nënshkrimit të deklaratës për të pagjeturit

Kosova dhe Serbia nuk janë afër nënshkrimit të një deklarate për personat e pagjetur, thotë kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime për çështje të personave të zhdukur në kuadër të grupit punues, Andin Hoti. Shkak për këtë është refuzimi i palës serbe që në deklaratë të përdoret termi “të zhdukur me forcë” dhe çështje të tjera që lidhen me rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces, e për të cilat Hoti flet në një intervistë për KosovaPress derisa thekson se Serbia po bënë lojë politike me këtë çështje.

Një deklaratë që do të obligonte palën serbe të hap arkivat sekrete dhe jo sekrete të luftës së fundit dhe do të përfshinte më shumë Bashkimin Evropian në këtë çështjen e të pagjeturve, nuk pritet të nënshkruhet së shpejti në Bruksel.

Serbia nuk po pranon që të pagjeturit të quhen persona të zhdukur me forcë.

I biri i veprimtarit të zhdukur, Ukshin Hotit, thotë se Kosova nuk pajtohet që ky term të largohet në tërësi nga deklarata duke shtuar se i njëjti është një tregues i realitetit se çka ka ndodhur në Kosovë.

Kjo, sipas tij, ka të bëjë me trajtim dinjitoz të personave të zhdukur dhe termi “të zhdukur me forcë” bazohet në konventë ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara ndërsa shton se të tjerë që janë propozuar atje nuk kanë bazë ligjore për asnjërën palë.

“Vazhdojmë të insistojmë dhe nuk e kam ndërmend të ndryshoj këtë qëndrim sepse ai term duhet të jetë në deklaratë për shumë arsye, dhe nuk është arsye politike kjo, sepse jam i bindur që termi ‘të zhdukur me forcë’ obligon të dyja palët, e them sinqerisht, edhe Kosovën edhe Serbisë, e obligon të ofrojnë informacione, të ofrojmë punën tonë për të gjetur personat e zhdukur. Ndërsa nëse ne shkojmë dhe bëjmë deklarata pa pritje të një rezultati konkret në Bruksel atëherë është e dhimbshme për familjarët, dhe unë nuk dua që familjarët të krijojnë shpresa të kota, sepse jemi 22 vite prapa. Prandaj jo, nuk jemi afër (nënshkrimit të deklaratës). Sa më përket mua, si pjesë e atij delegacioni, jo, nuk jemi afër dhe nuk është vetëm ky term, janë edhe dy gjëra të tjera që nuk janë përmend në publik, por që janë shumë të rëndësishme”, thotë Hoti.

Çështje të tjera që po diskutohen brenda kësaj deklarate, sipas Hotit, lidhen me rolin e Bashkimit Evropian në këtë proces.

Hoti: Serbia po luan lojë politike me çështjen e të pagjeturve

“Pjesë të tjera që po e them, kanë të bëjnë me rolin më të rëndësishëm të Bashkimit Evropian në procesin e personave të zhdukur sepse ne e kemi provuar deri sot dhe vazhdojmë të provojmë këto marrëdhëniet tona Kosovë-Serbi për fatin e personave të zhdukur, ne e dimë se si Serbia luan lojë politike me këtë çështje, prandaj e kemi parë të rëndësishëm që kjo çështje të kalojë në Bruksel, që BE të luajë rol pak më të rëndësishëm, pak më vendimmarrës në çështjet e personave të zhdukur. Edhe këtë e kam kërkuar edhe atje, edhe kjo është një problem që është duke u trajtuar brenda kësaj deklarate”, thotë Hoti.

Hoti thotë se nëse Serbia nuk pajtohet me termin “të zhdukur me forcë” atëherë deklarata në tërësi do të mund të hiqet fare. Ai shton se pala kosovare është duke u përballur me presione në lidhje me këtë çështje.

Hoti: Nuk pranojmë të largojmë termin “të zhdukur me forcë”

“Termi ‘persona të zhdukur me forcë’ ka qenë në çdo pikë të deklaratës, jemi mundur të kuptojmë, edhe pse ka qenë e pakuptueshme, edhe me tërheq gati në shumicën prej pikave, dhe e kemi lënë në vetëm një apo dy pika. Nuk kam çka bëj tjetër, ky është sipas meje, ky është edhe fundi i bisedimeve për deklaratën për personat e zhdukur në Bruksel, sa më përket mua, që ne mund të merremi vësh diçka tjetër aty. Nëse Serbia vazhdon të hezitojë atëherë Bashkimi Evropian, apo kushdo qoftë tjetër, le të drejtohet të Serbia, jo të ne… Ne jemi të vendosur, dialogu po vazhdon ende, qëndrimi im është ky, këtë e kam thënë edhe në Bruksel disa herë, mirëpo nuk e nënshkruaj unë (deklaratën) unë jam vetëm pjesë e delegacionit, si do të rrjedh deri në fund nuk e di. Presion të hatashëm kemi si palë kosovare për këtë punë”, thotë Hoti.

Javë më parë, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se janë “dy fjalë afër ose dy fjalë larg marrëveshjes për të pagjeturit”. Ai ka thënë se 99.5% e tekstit të deklaratës është dakorduar veçse nevojitet vullnet politik duke shtuar se do të ketë konsultime për këtë në ditët në vijim.

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori