LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Letonia forcojnë raportet, bëhet hapja e Konsullatës së Nderit në Prishtinë

Kosova dhe Letonia forcojnë raportet, bëhet hapja e Konsullatës së Nderit në Prishtinë

Në një ceremoni solemne u bë hapja e Konsullatës së Nderit të Republikës së Letonisë në Republikën e Kosovës.

Konsulli i Nderit, Ardian Hoxha, tha se është shumë e rëndësishme që të forcohen lidhjet diplomatike, ekonomike, sportive dhe kulturore mes Letonisë dhe Kosovës.

“Çdo ditë mësoj më shumë për Letoninë dhe shoh shumë ngjashmëri mes dy vendeve dhe kombeve tona”, tha Hoxha.


Sipas tij, Letonia ka kaluar në një rrugëtim të ngjashëm me atë të Kosovës jo shumë kohë më parë dhe Kosova mund të mësojë nga ky shtet në rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Hoxha tha më tej se Konsullata e Nderit do të shërbejë si urë lidhëse mes Letonisë dhe Kosovës dhe se dyert janë të hapura për çdo lloj mbështetjeje apo lehtësimi të tregtisë, investimeve dhe partneriteteve ekonomike dhe kulturore.

“Do të fokusohemi gjithashtu në shkëmbimin kulturor dhe arsimor dhe shpresojmë të luajmë një rol në nxitjen e kuptimit dhe respektit të ndërsjellë”,  u shpreh ai.

Ndërkaq, ambasadorja Elita Kuzma tha se Letonia do ta mbështesë Kosovën.

“Prania jonë në KFOR me ushtrinë kombëtare të Letonisë tregon angazhimin tonë se siguria në Evropë është e pandarë dhe është shumë e rëndësishme për kontinentin tonë”, citohet të ketë thënë Kuzma.

Edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla- Schwarz, ishte e pranishme në këtë ceremoni.

Ajo theksoi rëndësinë e hapjes së kësaj Konsullate në vendin tonë, duke vlerësuar në veçanti rolin mbështetës të vazhdueshëm të Letonisë në të gjitha proceset e shtetndërtimit të Kosovës, në aspiratat e integrimit euro- atlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

“Më dhunuan për herë të dytë në bodrumin e stacionit të policisë” – Rrëfimi tronditës i të mbijetuarit të luftës

Lajme
Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Përballje e pazakontë: Familja ruan qetësinë dhe e përzë ariun nga vendi ku po përgatiste fli

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Arratisja si nëpër filma në Sarandë, u hodh në det me çantën misterioze

Arratisja si nëpër filma në Sarandë, u hodh në det me çantën misterioze

Lajme
Kalo në kategori