LAJMI I FUNDIT:

Kosova dhe Italia takohen në Romë

Kosova dhe Italia takohen në Romë

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll (femrat), do të zbarkojë në Itali këtë fundjavë.

Në fakt, hendbollistet kosovare do të jenë pjesë e një kampi të trajnimit në Romë, ndërkohë që do t’i zhvillojnë dy ndeshje me përfaqësuesen e Italisë.


Ndeshjet ndërmjet Kosovës dhe Italisë do të zhvillohen më 7 dhe 8 mars, shkruan zëri.

Ato do të luhen në qendrën sportive olimpike në Romë, dhe në palestrën e Civitavecchias.