Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Gjermanisë përfaqësuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë kanë nënshkruar marrëveshjen kornizë, e cila rregullon bazën e bashkëpunimit financiar dhe teknik në mes të dy qeverive.
Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka thënë se ndonëse kanë nënshkruar shumë marrëveshje me shtetin gjerman, këtë marrëveshje e ka quajtur si më të rëndësishmen.
“Kjo është marrëveshja më e rëndësishme, pasi që përmes saj krijohet baza e marrëveshjes për të gjitha aspektet teknike dhe financiare. Deri më tash shteti gjerman është njëri ndër donatorët më të mëdhenj në Kosovë, investimet janë mbi 600 milionë euro. Këto janë investuar në sektorin e energjisë, ujit të pijshëm, shëndetësisë”, tha ai.
Edhe ambasadori gjerman Christian Heldt, e ka quajtur shumë të rëndësishme arritjen e kësaj marrëveshje.
“Për dy institucionet tona kjo marrëveshje është kryesore që do të mundësojë bashkëpunimin tonë dhe është tregues se sa larg e kemi dërguar bashkëpunimin tonë. Negociatat për këtë marrëveshje janë zhvilluar tash e 7 vite. Për ne institucionet gjermane është shumë e rëndësishme të kemi seriozitet në bashkëpunim dhe këtu kemi gjetur seriozitet me ju. Ne do të mund ta quajmë këtë marrëveshje që ne bëjmë punë dhe flasim pak”, tha ai.
Ndryshe, shteti gjerman është njëri prej donatorëve më të mëdhenj në Kosovë. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251