LAJMI I FUNDIT:

Kosova bëhet me stadium nacional (Foto)

Kosova bëhet me stadium nacional (Foto)

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka zhvilluar një takim pune me Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

Shala bisedoi për një varg çështjes të interesit të përbashkët dhe për konkretizimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Hungarisë, në funksion të njohjes së ndërsjellë kulturore dhe të bashkëpunimit konkret në fushën e sportit.


Ministri Shala dhe ambasadori Markusz biseduan rreth vizitës së fundit që pati delegacioni i MKRS-së në krye me ministrin Shala në Hungari, dhe çështjeve që kanë dalë nga ajo vizitë, siç janë ndërtimi i Stadiumit Nacional, marrëveshja me Akademinë “Puskás” që talentët e futbollit të Kosovës, nga shtatori i vitit të ardhshëm, të kenë mundësi të jenë pjesë e kësaj akademie të njohur të futbollit, dhe rritja e bursave për shkollim në fushën e kulturën dhe trashëgimisë kulturore në Hungari.

Takimi mes ministrit Shala dhe ambasadorit hungarez
Takimi mes ministrit Shala dhe ambasadorit hungarez

Ministri Shala e informoi ambasadorin Markusz për hapat që ka ndërmarrë MKRS-ja pas vizitës në Hungari, dhe shtoi se me hapat që janë ndërmarrë, kjo vizitë së shpejti do të kthehet në të dobishme.

Ai më tej e informoi ambasadorin Markusz se është garantuar buxheti prej 15% për financimin e këtij projektit të Stadiumit Nacional.

Po ashtu ministri Shala dhe ambasadori Markusz u pajtuan që të përshpejtohen procedurat për konkretizimin e këtij projekti, meqë ekziston vullneti politik i dy palëve, si dhe konkretizimit të marrëveshjes me Akademinë “Puskás”.

Në trend Sport

Më shumë
Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Hummels shpërthen keq ndaj trajnerit të Dortmundit para finales me Real Madridin

Liga e Kampionëve
I veçuar nga të tjerët shkaku i gripit dhe me shumë gjasa do ta humb vendin e titullarit në finale - Real Madridi nuk e la heroin e tyre të stërviste me shokët

I veçuar nga të tjerët shkaku i gripit dhe me shumë gjasa do ta humb vendin e titullarit në finale - Real Madridi nuk e la heroin e tyre të stërviste me shokët

Liga e Kampionëve
Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Kyle Walker shpjegon pse futbollistët mbulojnë gojën ndërsa flasin mes vete

Premier League

"Ishte më shumë sesa të qëndroja në PSG, atë pozitë nuk do t'ia uroja askujt" - Mbappe flet për rinovimin e tij me PSG-në në vitin 2022

Ligue 1
Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

Flick e ndalon Barcelonën të shesë një lojtar pavarësisht ofertës 50 milionëshe

La Liga
Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

Hansi Flick 'i beson' yllit 21-vjeçar të Barcelonës më shumë se Gavit

La Liga
Kalo në kategori