LAJMI I FUNDIT:

Kosova me 38 sportistë do të përfaqësohet në Lojërat Evropiane

Kosova me 38 sportistë do të përfaqësohet në Lojërat Evropiane

38 sportistë të tetë sporteve të ndryshme do të përfaqësojnë Kosovën në Lojërat Evropiane, të cilat prej 21 qershor deri më 2 korrik 2023 do të mbahen në Krakow dhe Malopolska të Polonisë.

Ekipi është prezantuar sot, në ceremoninë e organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës në Hotel Swiss Diamond.


Sportistët vijnë nga sportet e atletikës, boksit, kajakimit, shenjëtarisë sportive, taekwondos, shigjetarisë, çiklizmit malor dhe tekbollit.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, duke iu uruar fat sportistëve, kërkoi nga ta, ta japin maksimumin dhe ta përfaqësojnë vendin tonë në mënyrën më të mirë.

photo by: @Shpend Ahmeti

“Donjeta Sadiku, Shpejtim Bajoku, por edhe të tjerët, janë potencial për t’u kujdesur për suksesin tonë të radhës në Lojërat Evropiane. Kur jemi tek boksi, motivi i tyre është i lartë, pasi në rast të fitimit të medaljes, ata do të marrin vizën për Lojërat Olimpike Paris 2024, ndërsa sportistët tjerë do të kenë mundësinë të fitojnë po ashtu pikë olimpike”, tha mes tjerash i pari i KOK-ut.

Atletika, e prirë nga Muhamet Ramadani, do të ketë 23 sportistë, boksi shtatë, kurse sportet tjera paraqiten me një dhe dy sportistë.

Xhudoja e Kosovës mungon, pasi në LE 2023, sporti i xhudos paraqitet vetëm me ekipore. Pikërisht në xhudo kemi katër medalje, të fituara në dy edicionet e kaluara të Lojërave Evropiane.

photo by: @Shpend Ahmeti

I pranishëm ishte edhe drejtori i BKT Kosova, Suat Bakall, bankë kjo që është sponsore e artë e KOK-ut. Bakall shprehu mbështetjen e BKT-së për sportistët, duke thënë se banka që drejtojë do të vazhdojë të ndihmojë sportin në forma të ndryshme.

Boksierja Donjeta Sadiku u shpreh optimiste se nga Lojërat Evropiane do të kthehet me medalje, dhe njëkohësisht me normë olimpike Paris 2024.

Sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, prezantoi më pas gjithë ekipin, derisa bëri të ditur se bartës të flamurit në ceremoninë hapëse do të jenë boksierja, Donjeta Sadiku dhe atleti, Muhamet Ramadani.


Lista e sportistëve

Boksi

Donjeta Sadiku, Shpejtim Bajoku, Patriot Behrami, Bashkim Bajoku, Taulant Jakupi, Shpejtim Shabani dhe Altin Shala.

Atletika

Muhamet Ramadani, Alaudin Suma, Arbesa Shala, Astrit Kryeziu, Emine Jenuzi, Enis Bytyqi, Erudit Rysha, Granit Ahmeti, Gresa Bakraqi, Leon Thaqi, Medina Kutleshi, Albion Ymeri, Olti Bytyqi, Sara Susuri, Vesa Jusufi, Florentina Restelica, Genc Isufi, Lirije Peci, Donika Kryemadhi, Bardhyl Hajdaraj, Valentina Kelmendi-Musa, Florian Berisha, Ejona Shala.

Kajakim

Lorand Gjoshi, Blandine Xhemajli

Shigjetari

Edi Dvorani

Shenjëtari Sportive

Nexhat Sahiti

Taekwondo

Arbër Bajra

Çiklizëm malor

Samir Hasani

Tekboll

Adrien Uka, Krenar Emini


Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori