LAJMI I FUNDIT:

Kosnett pas arrestimit të 8 zyrtarëve policorë, thirrje qytetarëve që të raportojnë të gjitha krimet

Kosnett pas arrestimit të 8 zyrtarëve policorë, thirrje qytetarëve që të raportojnë të gjitha krimet

Ambasadori amerikan Philip Kosnett, ka përgëzuar Inspektoratin Policor, Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë për arrestimin e tetë zyrtarëve policorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Sot, falë një qytetari, Inspektorati Policor ka arrestuar tetë zyrtarë policor. Kjo erdhi si rezultat i një hetimi një vjeçar dhe punës bashkëpunuese nga Inspektorati Policor, Policia e Kosovës dhe Prokuroria”, ka shkruar Kosnett.


Kosnett ka thënë se është inkurajuese të shohësh institucionet e Kosovës që veprojnë sipas raportit të një qytetari dhe mbajnë përgjegjës zyrtarët e policisë.

Ambasadori ka bërë thirrje që të raportohen të gjitha krimet e po ashtu edhe dhuna e ushtruar nga policia.

Ndryshe, në aksionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tetë persona, zyrtar policor të
cilët dyshohen për veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, sipas nenit 414 të KPRK-së, ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike’ neni 195, ‘Ushtrimi i ndikimit’ neni 424, si dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike’ sipas nenit 267”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

SBAShK i kërkon Qeverisë dialog dhe rritje të pagave për së paku 30% – paralajmëron veprime tjera sindikale

Lajme
“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

“Bjeshka” i bashkohet LDK-së, Abdixhiku: Na priftë e mbara Gjeneral

Lajme
Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Cameron flet për vizitën e tij në Kosovë, tregon se çfarë i tha sekretarit të NATO-s lidhur me KFOR-in

Lajme
​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

​Nis protesta e SBAShK-ut, kërkohet rritja e pagave

Lajme
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Turqia rikonfirmon votën pro anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Kalo në kategori