Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, të hënën e kaluar e shkarkoi nga detyra e trajnerit, Carlo Ancelottin, ndërsa në vend të tij pritet ta emërojë ish-trajnerin e Napolit, Rafael Benitez.

Skuadra e Arsenalit së fundmi ka shfaqur interes për ta transferuar sulmuesin e Los Blancos, Karim Benzema, dhe me ardhjen e Benitez një marrëveshje me përfitime të dyanshme mund të arrihet.


Kjo pasi që, Benitez dëshiron me çdo kusht mbrojtësin e Arsenalit, Laurent Koscielny, dhe do të kërkojë që të përfshihet në marrëveshjen e Benzemas. /Telegrafi/ 

telegrafi sport app