LAJMI I FUNDIT:

Korriku tragjik: 173 viktima nga COVID-19 vetëm gjatë këtij muaji në Kosovë

Korriku tragjik: 173 viktima nga COVID-19 vetëm gjatë këtij muaji në Kosovë

Muaji korrik i këtij viti ishte muaji më tragjik sa i përket vdekjeve nga COVID-19, që nga marsi kur u paraqiten rastet e para, pasi që vetëm gjatë këtij muaji, 173 qytetarë të Kosovës të infektuar me coronavirus, e humbën betejën e vështirë me këtë sëmundje.

Nga marsi e deri më 1 korrik 2020, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ishin regjistruar gjithsej 54 raste të vdekjeve të pacientëve të infektuar me COVID-19, që ishin tashmë duke vuajtur edhe nga sëmundje të tjera.


Ndërkaq, në raportin e publikuar sot, në ditën e fundit të muajit korrik, numri i të vdekurve ka arritur në 227 viktima.

Klinika Infektive në QKUK, Foto: Ridvan Slivova

Teksa korriku nisi në Kosovë me vetëm 1 mijë e 293 raste aktive, po përfundon me 3 mijë e 525 raste aktive me COVID-19.

Kurse sa i përket numrit total të rasteve pozitive, më 1 korrik, sipas komunikatës së IKSHPK-së ishin 2 mijë e 991 raste pozitive, ndërkaq sot më 31 korrik janë 8 mijë e 330 raste pozitive.

Megjithatë, ashtu si edhe në fillim të muajit, numri i të shëruarve është më i lartë sesa ai i rasteve aktive me coronavirus në Kosovë.

Klinika Infektive në QKUK, Foto: Ridvan Slivova

Teksa në fillim të muajit kishte 1 mijë e 644 persona rezultonin të shëruar nga ky virus, në mbyllje të këtij muaji gjithsej rezultojnë 4 mijë e 578 persona të shëruar.

Të dhënat e IKSHPK-së të datës 01 korrik 2020

“Numri total i rasteve pozitive 2.991 raste nga 24.046 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 54 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Sot më 01 korrik 2020, janë shëruar 67 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.644 raste, kurse raste aktive 1.293”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

Të dhënat e IKSHPK-së të datës 31 korrik 2020

“Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste nga 36.509 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.578 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.525”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.


Vetëm në 48 orët e fundit në Republikën e Kosovës, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga IKSHPK-ja, 31 pacientë të infektuar me COVID-19 kanë humbur jetën.

Komuna e Prishtinës qëndron më së keqi sa i përket statistikave për të infektuarit dhe të vdekurit nga COVID-19.

Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, në Prishtinë janë regjistruar 30 vdekje, në Prizren 22, në Gjilan 13, në Mitrovicën e Jugut 14, në Pejë 16, në Vushtrri 17, në Rahovec 10, në Ferizaj 12, në Gjakovë 15 raste. Ndërkaq nëpër komunat tjera janë regjistruar më pak se nga 10 raste, siç shihen në tabelën më poshtë. /Telegrafi/

Pasqyra epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë sipas vendbanimeve nga data 13 mars deri më 30 korrik 2020

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori