LAJMI I FUNDIT:

Korporata Rugove nënshkruan marrëveshje sponsorizimi me klubin e Ping Pongut, ‘PriPing’

Korporata Rugove nënshkruan marrëveshje sponsorizimi me klubin e Ping Pongut, ‘PriPing’

Korporata Rugove ka vazhduar në përkrahje të klubeve nëpër sportet e ndryshme.

Pasi janë në shumë sporte nga futbolli, te basketbolli e deri te Xhudo, Ujë Rugove tani do të jetë sponsor edhe në sportin e Ping Pongut.

Korporata Rugove ka nënshkruar marrëveshje të rëndësishme sponsorizimi me klubin e Ping Pongut ‘PriPing’.

Njoftimi i plotë nga Korporata Rugove 

Jemi krenar të njoftojmë se dje, në Pallatin e Rinisë, u nënshkrua një marrëveshje e rëndësishme sponsorizimi mes Korporatës Rugove dhe KPP “PriPing”.

Ky bashkëpunim i pasur shënon fillimin e një partneriteti të veçantë dhe inkurajues për masovizimin e sportit të PingPongut.

Drejtori i Marketingut të Korporatës Rugove, Dëfrim Puka, dhe Kryetari i Klubit PriPing, Kastriot Orana, udhëhoqën ceremoninë e nënshkrimit në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku u shprehën gëzimi dhe entuziazmi për këtë bashkëpunim të ri.

Ujë Rugove do të jetë Uji Zyrtar i Klubi i Pingpongut Priping, duke mbështetur kështu talentë të ri dhe promovuar aktivitetin sportiv mes brezave. Ky partneritet synon të sjellë energji dhe pasion në botën e pingpongut.

Edhe pse një klub i ri i FPPK-së, ‘’Priping’’ shpejt ka bërë vend në Superligën e Kosovës, duke u shpallur disa herë nën kampion i Superligës dhe Ligës Unike Kosovë Shqipëri, si dhe Kampion i Kupës së Kosovës në vitin 2022.

Në vitin 2023, PriPing u bë klubi i parë i Federatës së Pingpongut të Kosovës që mori pjesë në një garë Evropiane, ata debutuan me fitore kundër ekipit prestigjioz STK Zagreb në “Europe Trophy”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ylli i Real Madridit kërkohet nga katër klube të mëdha të Ligës Premier

Ndërkombëtare
Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

Zbulohen premtimet që Laporta ia ka bërë Xavit për ta bindur atë të qëndrojë tek Barcelona

La Liga
Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Tifozët e Bayern Munichut bëjnë një veprim të papritur për Thomas Tuchel

Bundesliga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Kalo në kategori