LAJMI I FUNDIT:

Korporata ‘Rugove’ falënderon mërgimtarët, u shpërndan ujë falas në pikat kufitare të vendit

Korporata ‘Rugove’ falënderon mërgimtarët, u shpërndan ujë falas në pikat kufitare të vendit

Korporata Rugove në shenjë falënderimi për mërgimtaret, ka shpërndarë falas ujë në pikat kufitare të vendit.

Në këto ditë të nxehta dhe pritjeve të gjata në kolona, Rugove ka qenë afër diasporës duke i freskuar ata me ujë vendor.


Mesazhi kompanisë ishte që t’ju uron udhën të mbarë të gjithë mërgimtarëve, pas qëndrimit të tyre në Kosovë.

Për disa ditë më radhë, në pikat kufitare të vendit ka pritje të gjata në kolona për të dal nga Kosova.

Aktualisht sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritja për të dalë nga Kosova është mbi tri orë.

Në gjashtë muajin e parë të vitit 2023, duke e shfrytëzuar Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë ardhur dhe shkuar mbi 1.5 milion mërgimtarë.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar mbi 10,400 fluturime, ku numri më i madh është nga Zvicra, ndjekur nga Gjermania, Turqia dhe Austria.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovë (BQK) tregojnë se gjatë vitit 2022, diaspora ka dërguar 59.4 milionë euro më shumë remitenca.

Nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori