LAJMI I FUNDIT:

Koreja Veriore: SHBA-ja është e prirë për akte armiqësore

Koreja Veriore: SHBA-ja është e prirë për akte armiqësore

Koreja e Veriut tha se Shtetet e Bashkuara “janë të prira për akte armiqësore”, pavarësisht marrëveshjes së ditëve të fundit për të rinisur bisedimet për çështjet bërthamore.

Delegacioni i Phenjanit në Kombet e Bashkuara tha se SHBA-ja është “e fiksuar pas sanksioneve”.


Ai po ashtu e akuzoi Uashingtonin për përpjekje për të “dëmtuar atmosferën paqësore” në Gadishullin Korean.

Deklaratat vijnë vetëm disa ditë pasi udhëheqësit e të dyja vendeve zhvilluan një takim historik.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u takua të dielën me homologun e tij verikorean, Kim Jong-un, në zonën e demilitarizuar që ndan dy Koretë.

Ai u bë presidenti i parë amerikan që shkeli në Kore të Veriut dhe, pas bisedimeve që zgjatën pothuajse një orë, palët ranë dakord për të krijuar ekipe, që do të rifillonin negociatat për çarmatosjen bërthamore të Gadishullit Korean.

Por, deklaratat e fundit të Koresë së Veriut shënojnë një ndryshim toni dhe një rikthim në shkëmbimet e zemëruara midis dy vendeve. /rel/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Kalo në kategori