LAJMI I FUNDIT:

Koreja e Veriut paralajmëron qytetarët se duhet të presin të hanë më pak ushqim

Koreja e Veriut paralajmëron qytetarët se duhet të presin të hanë më pak ushqim

Koreja e Veriut ka paralajmëruar qytetarët e saj se duhet të presin të hanë më pak ushqim derisa vendi të rihapë kufirin me Kinën në vitin 2025.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, mungesa e ushqimit tashmë po prek veri-koreanët, por zyrtarët iu thanë qytetarëve që të ‘shtrëngoheshin’ për të paktën tre vjet të tjera.


Megjithatë, njerëzit tashmë janë ankuar se mungesat do ta bënin të vështirë për ta kaluar dimrin e lëre më shumë vite.

Koreja e Veriut mbylli kufirin e saj me Kinën në janar të vitit 2020 si një masë paraprake kundër përhapjes së coronavirusit.

Por masa pati një ndikim serioz në ekonominë e vendit – me çmimet e mallrave të përditshme që u rritën ndjeshëm pasi kërkesa tejkaloi ofertën.

Duke folur për udhëzimin e ri të qeverisë, një banor u qytetit Sinuiju, i cili dëshironte të mbetej anonim, tha se njerëzit janë paralajmëruar se shanset për të rihapur kufirin me Kinën para vitit 2025 ishin të pakta. /Telegrafi/