LAJMI I FUNDIT:

Kopertinat e revistave shqiptare për fundvit, 2017-a me risi apo rutinë?! (Foto)

Kopertinat e revistave shqiptare për fundvit, 2017-a me risi apo rutinë?! (Foto)

Me ardhjen e festave të fundvitit, gjithçka bëhet edhe më e bukur, dhe ngjyrat e vetme që na bien ndër mend janë e kuqja dhe e bardha.

Thuajse të gjitha platformat televizive dhe mediat online japin maksimumin që në muajin e festave, të sjellin programe dhe artikuj sa më atraktiv dhe të veçantë për lexuesit.


U kthehemi pak shtypit ditor dhe revistave të përmuajshme. Ndonëse janë forma më ‘primitive’ e informimit, prapëseprapë ato sërish vazhdojnë të ekzistojnë, edhe pse në treg ndoshta nuk kanë suksesin e duhur sa portalet online.

Sido që të jetë, revistat tona vendore kanë dhënë maksimumin duke sjell kopertina të veçantë në numrat festiv të tyre.

Në vazhdim Telegrafi ju sjell ballinat e revistave vendore, për të parë tendencat më të fundit të përzgjedhjes për kopertinat festive të revistave të shtypura.

KOSOVARJA

Njihet si një ndër revistat më të mëdha në treg. Edhe për këtë fundvit, ata janë treguar të kujdesshëm në përzgjedhjen e figurës, teksa në ballinë kanë vendosur të promovojnë një këngëtare të re, Ari Blue. Në kopertinën e kësaj reviste gjendet vetëm një mbishkrim me të kuqe, në të cilën shkruhet “Gëzur 2017”.

TEUTA

Një kopertinë të bukur për muajin festiv ka zgjedhur edhe revista “Teuta”. Në ballinën e kësaj reviste gjendet aktorja e njohur shqiptare me famë botërore Eliza Dushku, e cila ka dhuruar një intervistë, si dhe urimin e saj për shqiptarët për vitin 2017. Dizajni i kopertinës duket të jetë i bukur, gjersa edhe këto dominojnë ngjyrat e kuqja dhe bardha.

FLATRA

Edhe revista Flatra ka bërë tendencë me kopertinën e saj për fundvit. Kjo revistë këtë vit veçohet me dizajn të thjeshtë, ku ngjyrat që dominojnë janë e bardha dhe e hirta, gjersa në ballinën e saj gjendet aktorja Maylinda Kosumovic.

ELEGANCE

Lëmë pak anash revistat e Kosovës, dhe shohim tendencat në Shqipëri. Dhe në fakt nëse vërejmë me vëmendje shohim se revistat atje u kanë kushtuar shumë rëndësi numrit festiv. E tillë është një ndër revistat më të mëdha në vend, revista “Elegancë”, e cila i është përshtatur krejtësisht festës me kopertinën e saj të mbushur me dizjne të Vitit të Ri. Atë e zbukuron edhe më shumë modelet Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi në ballinë, të cilat me fustanet e kuqe, jo vetëm që duken festive, por edhe shumë seksi.

WHO

Revista “WHO” është nga revistat më të reja në tregun shqiptar. Megjithatë kanë ecur mirë, dhe për këtë fundvit kanë dhuruar një kopertinë të bukur, festive dhe për të gjitha moshat. Vesa Luma dhe Big Basta bashkë me Lianin e tyre pranë pemës së Vitit të Ri, i kanë dhuruar një dizajn të mrekullueshëm kësaj balline.

CLASS

Edhe revista “Class” ka bërë një zgjedhje interesante për kopertinën e festave të fundvitit. Ndryshe nga ç’mund të zgjedhin të gjithë që në ballina të kenë modele apo çifte nga showbizi, ata kanë përzgjedhur vëlla e motër. Alban dhe Beatrix Ramosaj ishin imazhi i duhur për ballinën e një reviste me fotografi të cilat i realizuan në det. E vetmja gjë që mungonte ishte dekori i festave të fundvitit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Egla Ceno çon në nominim Romeon dhe Heidin - njëri prej tyre do të shkojë direkt në finale

Magazina
Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Rita Ora duket elegante në krah të modeles ruse Natalia Vodianova gjatë promovimit të brendit të saj të ri 'Typebea'

Magazina

"Ai ishte shumë perfekt për mua", Kaka reagon pasi ish-gruaja tregoi arsyen e çuditshme që u nda nga ai

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Luizi dhe Kiara bëhen prindër për herë të parë, publikojnë fotografi nga spitali

Magazina
Kalo në kategori