LAJMI I FUNDIT:

Kontrollohen shtatë ura në Lepenc, por nuk gjendet trupi i policit Trena

Kontrollohen shtatë ura në Lepenc, por nuk gjendet trupi i policit Trena

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës, FSK-së, zhytës dhe qytetarë të shumtë edhe sot në lumin Lepenc kanë vazhduar kërkimet për trupin e policit të zhdukur, Armend Trena. 

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka treguar se ekipet e kërkim shpëtimit, të përbëra prej Policisë, pjesëtarëvë të FSK-së dhe AME-së deri tani kanë kontrolluar shtatë ura në Lepenc, por pa asnjë rezultat për trupin e policit Armend Trena, i cili konsiderohet i zhdukur nga mbrëmja e 28 prillit.


Gashi ka thënë që për momentin ka reshje të mëdha dhe ekipet po pushojnë për të vazhduar tutje sapo të përmirësohen kushtet atmosferike.

“Kërkimet kanë filluar sot në ora 9 në mëngjes, dhe kanë vazhduar deri në këto momente ku për pak kohë janë ndërpre kërkimet për shkak të kushteve jot ë mira atmosferike dhe reshjeve të shiut. Janë kontrolluar deri më tani shtatë ura, të cilat kanë qenë këtu në Lepenc do të thotë, por fatkeqësisht nuk kemi hasur në asgjë. I kemi edhe dy ura dhe do të vazhdojmë edhe ato t’i kontrollojmë. Dje dhe sot janë kontrolluar shtatë ura. Për momentin është tu ra shumë shi I madh dhe ëpr momentin janë tu pushu zhytësit edhe pjesëtarët e tjerë dhe po varet krejt prej kushteve atmosferike dhe nëse nuk ka rezultat sot nesër prapë në ora 9 fillojmë”, ka thënë zëdhënësi Gashi për Kosovapress.

Policët Armend Trena dhe kolegu i tij Malsor Dashi u aksidentuan javën e kaluar afër lumit Lepenc në Hanin e Elezit. Trupi i pajetë i Malsor Dashit ishte gjetur pas kontrollimit të një ure pas pesë ditë kërkim, dhe ai është varrosur me ceremoni shtetërore.

Ekipet ende po punojnë në gjetjen e trupit të Trenës që dyshohet po ashtu se ka rënë në lum pas aksidentit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori