Kontrolli i tregtisë së mallrave strategjike është i domosdoshëm për t’u siguruar se mallrat dhe teknologjia e ndjeshme të mbahet larg duarve të terroristëve dhe për të mbrojtur interesat e sigurisë së Kosovës.
Kështu ka deklaruar zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Fadil Arifi, me rastin e mbajtjes së konferencës për Industrinë e Kontrollit të Mallrave Strategjike, që sipas tij qëllimi i kësaj konferencë është pajisja e sektorit privat, industrisë me informacione të nevojshme për të respektuar kontrollet e tregtisë së mallrave strategjike.
“Kontrolli i tregtisë së mallrave strategjik është i domosdoshëm për tu siguruar se mallrat dhe teknologjia e ndjeshme të mbahet larg duarve të terroristëve, për mbrojtjen e interesave të sigurisë së Kosovës, për të kufizuar ashpërsinë e konflikteve ushtarake dhe për të nxitur investimet në ndërmarrjet e Kosovës si partner i besueshëm të cilët ushtrojnë kontroll të duhur mbi teknologjinë e përparuar. Qëllimi i kësaj konference është pajisja e sektorit privat, industrisë me informacione, instrumente dhe udhëzime të nevojshme për tu respektuar kontrollet e tregtisë së mallrave strategjike. Të dyja palët përfitojnë nëse sistemi funksionon mirë, shitjet mund të ecin më shpejt dhe licencat mund të lëshohen më lehtë kur të gjithë i njohin detyrimet dhe procedurat”, tha Arifi.
Zëvendësministri Arifi tha se ndërtimi i marrëdhënieve në sektorin e industrisë mund të ju kontribuoj në një zbatim të shëndosh, rritja e ndërgjegjësimit mund të ju parandaloj shkeljet e paqëllimshme, mund të inkurajoj industrinë që të raportoj vetë shkeljet tek shteti dhe sektori i industrisë mëson si t’i zboj transaksionet e dyshimta dhe si të njoftoj shtetin.
Ndërsa, Këshilltari Rajonal i EXBS-së, George Clarke, tha se Kontrolli i Mallrave Strategjike ka të bëjë me ndalimin e gjitha materialeve të ndaluara që cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës.
“Kjo punëtori është vetëm një shembull të bashkëpunimit mes Ambasadës tonë dhe institucioneve të Kosovës dhe është thjeshtë ta ndërtoj që standardet të jenë sipas udhëzimeve të BE-së. Që ta bëjë më të sigurt dhe me të cilën do të kontribuoj në rritjen e bashkëpunimit dhe operimit të vetë sistemit. Gjithashtu, ka të bëjë me ndalimin e gjitha materialeve të ndaluara dhe të gjitha të tjerave që cenojnë sigurinë kombëtare dhe kjo ka të bëjë edhe me ndarjen e shkëmbimit të informatave me agjentët që janë të përfshirë në këtë proces”, tha ai.
Clarke shtoi se Ambasada amerikane do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në këtë sektor,
Ndërsa, drejtori i Departamentit për Kontrollimin e Tregut të Mallrave Strategjikë, Arton Muçaj, bëri të ditur se deri më tani departamenti me të cilin udhëheq ka bërë regjistrimin në regjistra të 43 kompanive të cilat kanë shprehur interesim për këtë proces e cila është faza paraprake dhe e obligueshme para aplikimit dhe marrjes së licencës për këto veprimtari të këtyre kompanive.
Sipas tij, nga këto kompani disa janë për tregtim të armëve dhe disa për tregti të mallrave me përdorim të dyfishtë.
Muçaj bëri të ditur se për të aplikuar për tu regjistruar dhe për të marrë leje për mallra me përdorim të dyfishtë licenca është vetëm 5 euro.
“Qëllimi jonë nuk është për të marrë pare prej kompanive për licenca, nuk e kemi atë qëllim. Qëllimi jonë është veç me i shti në kontroll dhe siguria e shtetit, siguria juaj dhe siguria e krejtve. Ky është qëllimi kryesor që ju nuk duhet të hezitoni për të paraqitur vetë, hiç pa e ditur edhe ne me paraqitë vet”, tha ai.
Kjo konferencë është organizuar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe në bashkëpunim me Departamentin e Shtetit të SHBA-së për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufijve të Programit –EXBS. /KP /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Të hyra mbi 500 milionë euro, Dogana shënon rekord të ri
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën