LAJMI I FUNDIT:

Kontrolle policore gjatë natës në të gjithë Shqipërinë, arrestohen 15 drejtues mjetesh

Kontrolle policore gjatë natës në të gjithë Shqipërinë, arrestohen 15 drejtues mjetesh

Policia e Shtetit në Shqipëri ka bërë të ditur sot se gjatë orëve të natës kanë vijuar kontrollet intensive në të gjithë vendin, nga forcat Shqiponjat, Patrullat e Përgjithshme, Policia Rrugore dhe Policia Kriminale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Kontrollet kanë qenë edhe në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë rrugore.


Në të gjitha akset kryesore rrugore dhe qendrat urbane janë ushtruar kontrolle, duke përdour makinat inteligjente, Poliscan-in, radarët dhe lexuesit automatikë të targave, dronët edukues, kamera, aparate fotografike dhe mjete të paloguara të Policisë Rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, ndëshkimin administrativ dhe penal të drejtuesve të automjeteve që abuzojnë me rregullat e qarkullimit rrugor, duke sjellë pasoja për jetën, ka njoftuar polica.

Prej orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, në të gjithë vendin janë arrestuar 15 drejtues mjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë ndëshkuar me pezullim të lejes së drejtimit nga 1 muaj deri në 16 muaj, për shpejtësi nga 139 km/h deri në 193 km/h, 104 drejtues mjetesh. Gjithashtu janë ndëshkuar me masa administrative nga 12.000 deri në 40.000 lekë të rinj dhe me zbritje pikësh në lejen e drejtimit, nga 10 deri në 13 pikë.

Sipas policisë, janë evidentuar duke përdorur aparatin celular gjatë drejtimit të mjeteve, 211 drejtues mjetesh, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative nga 15,000 deri në 30,000 lekë.

Gjithashtu janë evidentuar 173 drejtues mjetesh që nuk përdornin rripin e sigurimit, të cilët janë ndëshkuar me masa administrative nga 10,000 deri në 20,000 lekë.

Janë ndëshkuar 98 drejtues mjetesh për parakalime të gabuat, 234 drejtues mjetesh për shpejtësi tej normave të lejuara, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit, 112 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 79 drejtues motomjetesh për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

Nga lexuesit automatikë të targave janë konstatuar dhe ndaluar 123 automjete të shpallura “Alert” për shpejtësi, të evidentuara në ditët e mëparshme nga makina inteligjente.

Policia e Shtetit do të intensifikojë kontrollet dhe në këtë kuadër apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë maksimalisht rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë, kamera, makinat inteligjente dhe patrulla të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori