LAJMI I FUNDIT:

Me kontratën e re bëhet lojtari i tretë më i paguar te City, Foden i lumtur pas rinovimit me kampionët e Anglisë

Me kontratën e re bëhet lojtari i tretë më i paguar te City, Foden i lumtur pas rinovimit me kampionët e Anglisë

Manchester City ka arritur ta blindojë me kontratë të re yllin e skuadrës Phil Foden.

Kampionët në fuqi kanë vazhduar bashkëpunimin me anglezin deri në qershor të vitit 2025, duke e mbajtur për së paku edhe pesë vite në Etihad Stadium.


Kësisoj City ka larguar të gjitha skuadrat nga gara që interesoheshin për Foden, kontrata e vjetër e të cilit skadonte në verën e vitit 2024.

Por klubi nuk ka dhënë detaje të reja për pagën e Foden edhe pse mediat angleze kanë raportuar se paga e lojtarit është rritur ndjeshëm.

Gjithnjë sipas mediumeve angleze paga e Foden te City sillet rreth 10 milionë euro në sezon, duke e bërë atë lojtarin e tretë më të paguar në klub.

Reprezentuesi anglez është shprehur shumë i lumtur me kontratën e re të nënshkruar.

“Është e vështirë të shpreh me fjalë lumturinë time për firmën, është një ëndërr që bëhet realitet, kam qenë tifoz me Cityn gjithë jetën”.

“Jam stërvitur këtu për shumë vite, kam qenë mbledhës topash në stadium. E dua shumë këtë klub dhe të di që do të jem pjesë e tij deri në vitin 2027 është e pabesueshme”, deklaroi Foden. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori