LAJMI I FUNDIT:

Kontrabandë e transport ilegal, policia konfiskon dru në katër raste

Kontrabandë e transport ilegal, policia konfiskon dru në katër raste
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka konfiskuar dru në katër raste të ndryshme në Kosovë.

Sipas raportit, në dy raste fjala ka qenë për transport ilegal, ndërkaq në dy të tjera për kontrabandë.


Detaje nga raporti i Policisë së Kosovës:

Fsh. Vërmicë, Prizren 22.10.2021 – 13:00. Njësitë policore kanë ndaluar automjetin transportues (kamion) me targa vendore të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti ishte duke transportuar rreth 6m3 dru pa dokumentacion përcjellës. Sasia e drunjtëve është konfiskuar nga zyrtarët e pylltarisë, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Shushicë, Istog 22.10.2021 – 13:10. Njësitë policore kanë ndaluar një traktor të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit është vërejtur se i njëjti ishte duke transportuar rreth 5m3 dru pa dokumentacion përcjellës. Sasia e druve dhe traktori janë sekuestruar është konfiskuar nga zyrtarët e pylltarisë, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Fsh. Muqibabë, Gjilan 22.10.2021 – 15:45. Njësiti policor ka ndaluar një traktor me ngasës mashkull kosovar, gjatë kontrollit është vërejtur se në të kishte të ngarkuar dru 4m3 pa dokument transporti si dhe të pa damkosura. Me urdhër të prokurorit rasti i dorëzohet Doganës së Kosovës.

Fsh. Dumnicë e Poshtme 22.10.2021 – 19:00. Njësiti policor ka ndaluar një traktor me ngasës  të dyshuarin mashkull kosovar, gjatë kontrollit është  vërejtur në të kishte të ngarkuar dru pa dokument transporti. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që traktori dhe drutë të dorëzohen në terminalin doganor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik

Politikë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian

Politikë
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë

Politikë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit

Politikë
Kalo në kategori