Për ata të cilët mëngjesi nuk është i kompletuar pa një gotë kafe (ose dy apo tri), kemi një lajm të mirë për ju: tanimë edhe një studim tjetër tregon se kjo shprehi mund të jetë e shëndetshme për ju.

Një studim i publikuar në “Journal of the american medical Association” ka dhënë më shumë dëshmi se konsumimi i kafesë mund të jetë pjesë e një diete të shëndetshme, e veçanërisht për jetëgjatësi.

Hulumtuesit kanë analizuar më shumë se 500,000 njerëz mes moshave 38 dhe 73 vjet në Mbretërinë e Bashkuar, 380,000 prej të cilëve kanë qenë konsumues të kafesë.

Objektivi i tyre ka qenë të studiohet lidhja mes konsumimit të kafesë dhe shkallës së vdekjes bazuar në atë se sa mirë e absorbon trupi kafeinën.

Rezultatet i kanë befasuar edhe adhuruesit më të mëdhenj të kafesë: ata kanë zbuluar se kafja është e ndërlidhur mjaft ngushtë me shkallën e vdekjes te njerëzit që i pinë 1 deri në 8 ose më shumë kafe në ditë.

Veç kësaj, kafja mund të jetë e mirë edhe për lëkurën.

Edhe në muajin dhjetor, një studim i publikuar në JAMA ka zbuluar se ata që i pinë 4 kafe në ditë janë më pak të prirë të vuajnë nga zmadhimi i enëve të gjakut në fytyrë.