LAJMI I FUNDIT:

Konkursi për rekrut në FSK: Ministria e Mbrojtjes me njoftim për kandidatët që kanë dorëzuar ankesa

Konkursi për rekrut në FSK: Ministria e Mbrojtjes me njoftim për kandidatët që kanë dorëzuar ankesa

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka njoftuar se kanë shqyrtuar të gjitha ankesat e kandidatëve për rekrut në Forcat e Sigurisë së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes njofton se bordi ka vendosur që të ju pranohen ankesat e një pjese të kandidatëve, transmeton Telegrafi.


“Bazuar në Rregulloren e Rekrutimit 03/2020, Bordet, bazuar në Neni 37 dhe 38 kanë shqyrtuar të gjitha ankesat e kandidatëve për rekrut në FSK dhe pas shqyrtimit, Bordi ka vendosur që të ju pranohen ankesat e një pjese të kandidatëve (më poshtë gjeni listën dhe datën e testimit), si dhe listën e kandidatëve që ju është refuzuar ankesa. Kandidatëve që ju është refuzuar ankesa duhet të vijnë personalisht në zyrën e rekrutimit për ta marrë vendimin me shkrim”, thuhet në njoftim.

Listën e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes mund ta gjeni duke klikuar KËTU.

Ndryshe, Ministria e Mbrojtjes kishte hapur konkurs për ushtarë të rinj gjatë muajit gusht. /Telegrafi/